Në muajin gusht të vitit 2015, fraza e famshme e kancelares gjermane Angela Merkel "Ne do ta përballojmë atë!" hapi dyert e Kontinentit të Vjetër për një fluks të madh refugjatësh nga lufta siriane. Bashkë me ta rrugën drejt Evropës e ndërmorën dhe mijëra imigrantë ekonomik nga Azia dhe Afrika. Si një shtet kufitar Turqia strehoi një pjesë të madhe të fluksit, por e përdori situatën dhe për qëllime më pragmatike, duke kërkuar një financim nga Bashkimi Evropian. Sa i përket Bullgarisë - ajo po vazhdon të jetë më tepër një zonë transiti për këtë tip të huajsh. Gjatë vitit të kaluar është rritur trefish numri i kandidatëve për një statut të refugjatëve, kundrejt vitit 2020. Sipas Qendrës së Regjistrimit në qytetin Harmanli, një nga qendrat e refugjatëve në vendin tonë, nuk mungon interesim i punëdhënësve për azilkërkuesit në vendin tonë, por vetëm 50 nga 1400 personat e strehuar aty kanë punë të përhershme.Ata janë të punësuar kryesisht si punonjës në higjienë, si kuzhinierë, ose nëpunës në fushën e shërbimeve dhe tregtisë.Ngurrimi i shumicës së të huajve për të punuar me paga bullgare mbetet një nga arsyet kryesore për shkallën e ulët të punësimit në mesin e këtyre komuniteteve.
Megjithatë, përpjekjet për integrimin e tyre në shoqërinë, rendin dhe mënyrën e jetesës bullgare nuk ndalen.
Bashkatdhetaria tonë Iva Gumnishka është nga ata njerëz të rinj, të cilët e ka zgjedhur temën për refugjatët dhe për të drejtat e njeriut për një kauzë të vet. Pasi ishte miratuar për të mësuar në disa universitete në Shtetet e Bashkuara, ajo e zgjodhi këtë në Nju Jork, sepse ai propozon kurse të ngjashme në programin e vet.
Përpara saj u hap një botë, në të cilën mijëra fatet njerëzore nuk mund të të lenë indiferent. Në ndryshim të pjesës më të madhe të njerëzve, të cilët nuk emocionohen shumë nga fatet e huaja, Iva shikon nga ana tjetër e monedhës. Ajo krijon një ndërmarrje sociale në ndihmë të të prekurve nga konfliktet dhe bashkëpunon me organizata nga Siria, Afganistani, Libani dhe Jemeni. Tek ne nga shërbimet e saj kanë përfituar rreth 40-50 veta.
“Ne mundohemi të krijojmë mundësi, kështu qe njerëzit të mund të marrin të ardhura përmes teknologjive digjitale. Për këtë qëllim ata duhet të mësohen me punë me kompjuter, të mësojnë ose të përsosin gjuhën angleze, si dhe të punojnë me platforma të ndryshme online. Përmes fondacionit tonë, ne zhvillojmë kurse të dizajnit grafik, programim, sipërmarrësi, kurse kompania jonë siguron mundësi për një punë në kushte shtëpie në bazë të projekteve të ndryshme.”
Pavarësisht dhe e shkurtër përvoja trevjeçare e Ivës në sferën e sipërmarrësisë sociale në përkrahje të refugjatëve e takoi atë me një sërë çrregullimesh.Dhe për zgjidhjen e tyre nevojitet ndërhyrja kategorike e shtetit:
“Është i domosdoshëm një program i strukturuar qartë, i centralizuar për integrimin e tyre - është kategorike Iva. Shume nga njerëzit vijnë pa folur gjuhën. Ata të cilët e zotërojnë janë shume pak, dhe ata më shpesh kanë qenë studentë në Bullgari. Përveçse të përvetësojnë gjuhën në bazë të programit të specializuar, i cili për momentin mungon në një nivel shtetëror, këta njerëz duhet të lidhen me tregun e punës. Roli i shtetit është që ta ndihmojë këtë proces, duke ofruar një informacion se në cilët sektorë nga ekonomia jonë përvoja e tyre është e zbatueshme.
Si një pengesë serioze përpara integrimit të shpejt të refugjatëve, Iva përcakton dhe procedurat e rënda burokratike. Organizata e saj joqeveritare ndihmon për zgjidhjen e të gjitha llojeve të kazuseve administrative.
Ju shpjegojmë sesiduhet të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore, cilat janë llojet e kontratave që duhet të nënshkruajnë dhe çfarë duhet të kenë parasysh në to. Për shumë nga imigrantët është e vështirë të hapin madje dhe llogari të vet, meqenëse bankat i refuzojnë dhe i kthejnë. Nëpunësit e tyre nuk kanë të drejtë të veprojnë në këtë mënyrë, më në veçanti pasi ata kanë paraqitur një kartë bullgare të identitetit.Kjo i dënon refugjatët të marrin paratë e tyre në dorë dhe të bëhen pjesë e ekonomisë gri, gjë e cila është kundër interesave të vendit tonë”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotos: Facebook / @humansintheloop
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..