Të gjitha vendimet për sigurinë bullgare merren nga qeveria dhe nuk imponohen nga NATO-ja, tha Ministri i Mbrojtjes Stefan Janev në hapjen e konferencës vjetore të shefit të mbrojtjes Admirali Emill Eftimov “Tensionet përgjatë kufijve me Ukrainën kanë pasoja negative për sigurinë kombëtare të Bullgarisë. " Tendenca e ndryshimit të qëndrueshëm në balancën strategjike ushtarake të forcave në rajonin e Detit të Zi po vazhdon," tha Janev. Ministri shtoi se me Departamentin e Shtetit të SHBA-së do të diskutohet mundësia e pjesëmarrjes ushtarake amerikane në formimin e grupit bullgar luftarak të batalionit për NATO-n.
Që këtë vit do të zhvillohen konkurse për të gjitha pozitat e lira ushtarake, premtoi Ministri i Mbrojtjes Stefan Janev Kuadrot do të tërhiqen me paga më të larta dhe përfitime më të mira sociale, shpjegoi Janev. Ka nevojë për rreth 5000 ushtarë, sipas statistikave. Konkursi për blerjen e automjeteve të reja të blinduara për këmbësorinë do të rinovohet, tha Janev.Në një rend botëror dinamik, plot rreziqe dhe konflikte, është gjithnjë e më e vështirë të përfytyrohet e ardhmja. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev gjatë forumit “Green Transition”, i cili zhvillohet për të pestën herë në Sofje, njoftoi shërbimi..
Avioni me 148 persona të evakuuar nga Izraeli u ul në Aeroportin "Vasill Levski" në Sofje në orën 02:30. Nga të kthyerit 89 janë shtetas bullgarë, ndërsa 41 janë shtetas të Rumanisë, Sllovenisë, SHBA-së, Belgjikës, Shqipërisë dhe Kosovës. Ata u pritën..
Ditën e mërkurë temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa në Sofje rreth 15 gradë. Paraditja do të jetë me mot kryesisht të kthjellët. Pas mesditës pritet shtim i përkohshëm i vranësirave, por reshje të dobëta..
Bullgaria, si një anëtare e kahershme dhe e përgjegjshme e BE-së dhe si kryesuese e ardhshme me rotacion e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën..
Presidenti bullgar Rumen Radev deklaroi se Sofja kurrë nuk i ka vendosur veto Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, njoftoi..
"Një grup qytetarësh bullgarë është evakuuar me sukses nga territori izraelit nga Ministria e Punëve të Jashtme, me ndihmën e ambasadës sonë në Tel..