Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Instituti Kulturor i Bullgarisë në Pragë është plot me shpirt rinor dhe histori frymëzuese

Foto: ЕPА/BGNES

"Ajo që arrijmë nëpërmjet diplomacisë kulturore nuk mund të arrihet në asnjë mënyrë tjetër," – ky është përfundimi i një diplomati bullgar në Pragë gati 100 vjet më parë. Ai kishte detyrën e vështirë për të rivendosur emrin e mirë të vendit tonë pas pasojave të rënda të Luftës së Parë Botërore. Ambasadori ynë në shtetin e ri të Çekosllovakisë Dimitër Mihallçev merrte pjesë në një komitet iniciativ që organizoi një ekspozitë të madhe me vepra të 70 artistëve, të konsideruar si ngjyra e inteligjencës vendase në fillim të shekullit të kaluar. Midis tyre ishin Aleksandër Bozhinov, Anton Mitov, Vlladimir Dimitrov - Mjeshtri, Dimitër Guxhenov, Sirak Skitnik, Nikollai Rajnov. Përveç veprave të tyre, ekspozita udhëtuese përfshiu edhe autorë të talentuar çekë - Jan Václav Mrkvička, Jaroslav Věšín, Josef Pitter, Otto Horeyshi, të cilët në atë kohë punonin në Bullgari. Organizatori kryesor i ngjarjes përkujtimore ishte Alfons Maria Mucha, një piktor çek i shekullit të 19-të. Ekspozita nga viti 1926 la gjurmë në historinë e diplomacisë bullgare. Publiku pati mundësinë të shohë një numër kolosal në atë kohë të veprave nga Bullgaria - afro 500. Shumica e tyre sot janë pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve në Sofje.

Për të ringjallur kujtimin e këtij takimi madhështor të publikut të huaj me klasikët bullgarë, Instituti ynë Kulturor në Pragë bëri përpjekje për të mbledhur në një album të veçantë disa nga veprat që dihet se kanë qenë në ekspozitën në fjalë. Albumi u shtyp në vitin 2021 nën titullin "Sofje - Pragë, 1926. 95 vjet një ekspozitë e paharrueshme".

"Pikërisht tani erdhi koha për këtë lloj ringjalljeje, pasi gjetëm një broshurë, e cila përshkruan programin e ekspozitës së atëhershme," thotë Galina Todorova, drejtoreshë e Institutit Kulturor Bullgar në kryeqytetin çek. - Kjo na nxiti të kontaktojmë me Galerinë Kombëtare dhe ta përgatisim këtë edicion përkujtimor luksoz. Dhe për shkak se në kulturë nuk mund të mbyllemi vetëm në marrëdhëniet dypalëshe midis Bullgarisë dhe Republikës Çeke, kemi përfshirë një përkthim në anglisht. Nga përvoja e di se sa me respekt na shikojnë diplomatët e vendeve të tjera, si dhe audienca jonë, kur e prezantojmë këtë album. Ata janë të impresionuar nga marrëdhëniet tona afatgjata me Çekinë dhe puna e jashtëzakonshme e mjeshtërve bullgarë. Ngjarjet dhe përvjetorët ndërthuren dhe kalojnë, por e mira është se ky botim i printuar do të mbetet si një dokument për historinë e marrëdhënieve diplomatike të Bullgarisë me Çekinë”.

Ndër takimet e rëndësishme të audiencës çeke me artistë nga Bullgaria është Festivali vjetor i Filmit Bullgar. Pas dy vitesh në mjedisin online, organizatorët tani shpresojnë të ftojnë sërish publikun në kinema. "Ne kemi angazhuar një ndërtesë emblematike - Pallatin “Lucerna”, një monument kulture i Republikës Çeke - tha Galina Todorova dhe shtoi:

“Kemi përzgjedhur më shumë komedi. Një studim çek tregon se audienca vendase ka preferenca të tilla - në tre vendet e para janë vendosur vetëm tituj komikë. Prandaj vendosëm që publikut në Pragë t'i japim një dozë të qeshur përmes filmave bullgarë. Ndër titujt janë "Si për herë të fundit" me Maria Bakallovën, "E vërteta e zhveshur për grupin" Zhiguli" nga Viktor Bozhinov dhe "Xhaxhai i Krishtlindjeve" nga Ivajllo Pençev. Shfaqjet janë në vazhdim të 4 ditëve dhe shpresojmë që sallat të qëndrojnë të hapura deri në muajin mars kur janë caktuar projektimet e filmave.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: @BulharskyKulturniInstitutPraha 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Javor Millushev me IKAR për kontributin e jashtëzakonshëm në teatrin bullgar

Në Ditën e Teatrit - 27 Mars, Lidhja e Artistëve në Bullgari tradicionalisht dorëzoi Çmimet Kombëtare IKAR për Artet Performuese. Çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në teatrin bullgar e mori aktori Javor Millushev personalisht nga presidenti..

botuar më 25-03-28 3.43.MD

Bullgaria merr pjesë në Panairin e Librit në Lajpcig me një program të pasur kulturor

Autorë dhe figura kulturore bullgare përfaqësojnë vendin tonë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig. Mes tyre është poeti, shkrimtari, kompozitori dhe muzikanti Emanuill Vidinski, i cili sot, 28 mars, do të marrë pjesë në diskutimin "Midis..

botuar më 25-03-28 10.22.PD
Georgi Grozev

Georgi Grozev studion trumbetë në Gent dhe e bën të njohur Bullgarinë në mbarë botën

“Muzika më gjeti vetë”, thotë Georgi Grozev dhe, duke qeshur, fillon të tregojë një ngjarje nga kopshti i fëmijëve, kur kishte shkuar vetë të regjistrohej për mësime në piano. Dhe kështu, në fakt, filloi rruga ime në muzikë. Krejt pa ndonjë..

botuar më 25-03-23 7.30.PD