Në kuadrin e turneut të tij në disa shtete Këshilltari i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Derek Chollet, vizitoi Sofjen, në krye të një delegacioni të zyrtarëve të lartë, njoftoi BTA. Vizita e Chollet në vendin tonë është vazhdimësi e dialogut strategjik dypalësh midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara, i cili filloi në janar 2020. Qëllimi i vizitës më 8 shkurt ishte të trajtonte një gamë të gjerë temash në lidhje me përmirësimin strategjik të marrëdhënieve të qëndrueshme dypalëshe, forcimin e sigurisë dhe prosperitetit tonë të përbashkët dhe vazhdimin e bashkëpunimit transatlantik në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Këshilltari Chollet vlerësoi rezultatet e bisedimeve të tij me përfaqësuesit e qeverisë bullgare, duke përfshirë Ministrin e Ekonomisë Asen Vasilev, Ministrin e Mbrojtjes Stefan Janev dhe Ministren e Punëve të Jashtme Teodora Gеnçovska. Derek Chollet tha se Shtetet e Bashkuara mirëpresin agjendën ambicioze të qeverisë së re bullgare dhe do të ishin të lumtur ta mbështesin atë në trajtimin e pandemisë Covid-19, korrupsionit, ndryshimeve klimatike, diversifikimit të energjisë dhe çështjeve të tjera kyçe.
Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Sofje, këshilltari Chollet u njoh me një pjesë të trashëgimisë së pasur kulturore të kryeqytetit.Turqia nderon viktimat e tërmeteve shkatërruese të vitit 2023 Turqia përkujtoi viktimat e tërmeteve të 6 shkurtit 2023, kur lëkundjet me magnitudë 7.7 në Turqinë Juglindore shkatërruan qytete të tëra, duke shkatërruar qindra mijëra jetë. Gati 54..
Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia! Perandoria e Artë dhe e Argjendtë" u vodhën nga Muzeu Drents në qytetin Assen të Holandës më 24 janar...
Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..