Tani për tani nuk është e qartë se sa do të shtyhet dorëzimi i avionëve të rinj amerikanë F-16 të paguar nga Bullgaria. Para gazetarëve, Ministri i Mbrojtjes Stefan Janev sqaroi se afati është çështje negociatash ndërqeveritare me Shtetet e Bashkuara. Dje Ministri Janev u takua me përfaqësues të Lockheed Martin me rastin e vonesës së dorëzimit të avionëve ushtarakë.
Sa i përket opsionit për të marrë përsipër detyrën e mbrojtjes së hapësirës ajrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Janev komentoi se aktualisht kjo po zbatohet nga Forcat Ajrore Greke. Nëse është e nevojshme, mund të lidhet një marrëveshje shtesë dhe kjo të zbatohet edhe nga Bullgaria, shtoi Ministri Janev.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022...
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e..