“Jo çdo gjë fillon nga zeroja, nga e para, por nga qyteti Kulla”-bëjnë shaka banuesit e qytetit më veriperëndimor bullgar. Dhe shtojnë jo pa bazë seBullgaria fillon pikërisht nga qyteti Kulla, i vendosur fare afër pikës kufitare “Vrëshka Çuka”. Ky është vendbanimi i parë në territorin bullgar në rrugë pas kufirit tonë me Serbinë fqinje. Dhe çdo një i cili kalon përmes Kulla, ndalet në qendër, që të shikojë emblemën e tij-kullën e vjetër, e cila ia ka dhënë emrin qytetit. Pajisja ka qenë një pjesë e kështjellës ushtarake romake "Castra Martis".
E ndërtuar në shekullin III-IV, kalaja е ka ruajtur rrugën e rëndësishme romake nga Bononia (Vidini i sotëm) në Singidunum (Beogradi i sotëm). Ajo u ndërtua në vendin e një vendbanimi të lashtë trak nga mijëvjeçari i parë para Krishtit.Në fund të shekullit të 4, gotët i shkaktuan dëme serioze vendit, të ndjekur nga avarët, të cilët e shkatërruan pothuajse plotësisht.
Nga ish-Castra Martis ka mbetur një nga kullat e tij mbrojtëse
Ajo është pjesë e të ashtuquajturësKvadriburg - ose katër kulla të tilla roje, të cilat kanë qenë shumë të larta - nga 18 deri në më shumë se 20 metra - thotë Cvetelin Todorov nga bashkia e Kullës. Një pjesë nga kulla ka mbetur pas shkatërrimit të kalasë. Ajo asnjëherë nuk është rivendosur, dhe ka shpëtuar në këtë pamje të saj deri në ditët tona. Në një afërsi të drejtpërdrejtë ka një muze historik, ku janë paraqitur artefakte nga gërmimet në rajon”.
Koleksioni i muzeut tregon gjithashtu mjete bujqësore, gurgdhendës, zdrukthëtari dhe mjete të tjera të përdorura nga banorët e kalasë.
Pushteti vendor është ambicioz për të zhvilluar turizmin.Për këtë qëllim, projektet e bashkëpunimit ndërkufitar me Rumaninë dhe Serbinë fqinje janë duke u zhvilluar. “Në territorin e bashkisë kemi 9 fshatra, në të kaluarën disa prej tyre janë gjendur në Serbi, kemi dhe popullsi vllahe. Prandaj dhe mënyra e jetesës dhe folklori ynë janë shumë specifike” - sqaron Cvetelin. Gjatë vitit 2016 në qendrën e qytetit Kulla hapi dyer e ashtuquajtura Shtëpi Etnografike, e cila prezanton pasurinë kulturore të regjionit përmes më shumë se 1000 eksponateve, të dhuruara nga popullsia vendase. Objekti më i vjetër është një mulli dore - kromel nga fundi i shekullit të 17.
Banuesit e qytetit Kulla krenohen me kuzhinën e tyre dhe për më tepër me të ashtuquajturën “kullsko mjashano”.
Kësaj gjelle aromatike banuesit të qytetit Kulla i kanë përkushtuar një festival të tërë, i cili çdo pranverë në Ditën e Enjos tërheq miq nga të dyja anët e kufirit dhe kalon në një festë folklorike dhe gastronomike.
“Kullsko mjashano” përgatitet prej përbërëseve të veçanta dhe specifike si kripa, shtërmeni, piperi, piper i ri, trumza dhe bimë e barishte, prej të cilëve përgatiten kombinime të ndryshme. E vendosur mbi një pite të ngrohtë shtëpie ajo jep një shije të papërsëritshme. Një kureshtje tjetër nga kulinaria e krahinës sonë është e ashtuquajtura “Kullsko përzheno” - skuqje, mbushje në të cilën vezët janë kryesore, por tani e tutje shtohen specat, hithra, perimet dhe produkte të tjera të bëra në shtëpi, prodhim vendas” - shënon Cvetelin Todorov.
Qyteti ka dhe galerinë e vet artistike
Ajo gjendet në shtëpinë e lindjes të piktorit të njohur bullgar dhe ish rektor i Akademisë Artistike në Sofje, profesori Aleksandër Poplillov. “Çdo vit organizojmë një ekspozitë në hapësirë me pjesëmarrjen e studentëve që pikturojnë shtëpitë tona dhe traditat lokale.Pikturat më të mira bëhen pjesë e koleksionit të galerisë”, thotë Cvetelin Todorov.
Përveç kësaj, qyteti Kulla gjendet fare afër fenomenit kureshtar natyror –Shkëmbinjtë e Bellogradçikut, të cilat janë njëmagnet për turistët, si dhe për qytetin e bukur dhe të pasur me atraksione buzë Danubit Vidin. Kështu që miq në regjion nuk mungojnë. Banuesit e Kullas i presin me padurim. Me një pite të ngrohtë të spërkatur lartë me “Kullsko mjashano”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: bulgariatravel.org, Bashkia e Kullas
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..