Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska tha në një intervistë për Radio Bullgarinë se vendi ynë do të vazhdojë të mbështesë kërkesën legjitime të bullgarëve në Maqedoninë Veriore për t'u përfshirë në kushtetutën e saj, së bashku me kombet e tjera. Ministrja bullgare vuri në dukje se Bullgaria këmbëngul për përparim në punën e Komisionit të Përbashkët për Çështjet Historike dhe Arsimore, për përgatitjen e një kalendari për festimin e përbashkët të personaliteteve të historisë sonë të përbashkët, për të cilën tashmë është arritur marrëveshje (mbreti Samuil, Shenjtorët Kirili dhe Metodi, Shën Klementi, Shën Naumi), si dhe të fillojë procesi i përditësimit të programit mësimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Për temat me interes të përbashkët sot dhe nesër në Sofje takohen grupet e përbashkëta të ekspertëve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të krijuara më 25 janar të këtij viti. Nesër më 11 shkurt do të realizohet fluturimi i parë në linjën ajrore Sofje-Shkup.
Zyra e Prokurorit Publik Evropian konfirmoi për Radion Kombëtare Bullgare se prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva u hoq përkohësisht nga detyra. Të mërkurën, Zyra e Prokurorit Publik Evropian informoi Parlamentin Evropian, Këshillin e BE-së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov akuzohet për kërcënime ndaj ish-ministrit të qeverisjes elektronike Aleksandër Jollovski në lidhje me prokurime publike. Ai po mbahet me kusht prej 5 mijë eurosh, por do ta..
Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë. Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..