Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Buxheti për vitin 2022 është miratuar në lexim të parë

Foto: BGNES

Ditën e enjte, më 10 shkurt, Kuvendi Popullor miratoi në lexim të parë buxhetin për vitin 2022 me 129 vota pro dhe 97 kundër. Sipas kornizës së propozuar financiare, parashikohet një deficit prej 5.9 miliardë leva (afërsisht 3 miliardë euro) ose 4.1% e PBB-së. Pritet një borxh i ri prej 7.3 miliardë leva (rreth 3.7 miliardë euro), pjesa më e madhe e të cilit do të mbulojë borxhet e vjetra të vendit tonë.

Mes leximit të parë dhe të dytë, brenda pesë ditëve të ardhshme, deputetët do të mund të bëjnë propozime.Buxheti pritet të finalizohet në fund të muajit, të hyjë në fuqi më 1 prill dhe të përditësohet në verë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 20 shtatorin 2024

Ditën e premte do të mbajë mot me vranësira, paradite në ultësira me mjegull. Në disa zona do të ketë reshje, në masivet jugperëndimore dhe në rajonet juglindore do të jenë intensive. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10° dhe 16°, në Sofje..

botuar më 24-09-19 7.35.MD

Fluksi i migracionit përgjatë kufijve të Bullgarisë u ul me 71%

Fluksi i migrantëve të paligjshëm përgjatë kufijve të Bullgarisë u ul me 71% në tetë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Këto të dhëna i prezantoi drejtori i Policisë Kufitare, Anton Zllatanov, në një takim të..

botuar më 24-09-19 5.12.MD

Deputetët hodhën poshtë lehtësimin e kushteve për referendum

Kuvendi Popullor e hodhi poshtë propozimin e “Ka një popull të tillë” për lehtësimin e kushteve për mbajtjen e referendumeve me ndryshimet në Ligjin për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në pushtetin shtetëror dhe në vetëqeverisjen lokale...

botuar më 24-09-19 3.42.MD