Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Ftohje e ngadaltë e motit

Foto: BGNES

Të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 1 deri në 4 gradë, në Sofje rreth zeros. Deri në mesditë do të formohet mjegull në disa vende në ultësira. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen. Në mbrëmje vende-vende, kryesisht në rajonin Rilla-Rodope do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të zbresin nga 9 deri në 14 gradë, në Sofje do të jetë rreth 9 gradë.

Në male para mesditës do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara të larta. Pasdite vranësirat do të shtohen dhe në mbrëmje vende-vende do të ketë reshje shiu, mbi 1300 m borë. Vlerat maksimale në lartësinë 1200 m do të jenë deri në 5°, në 2000 m rreth minus 1.

Të dielën temperaturat ditore do të pësojnë rënie graduale, ndërsa nga veriperëndimi do të fillojnë reshje shiu, në vendet më të larta - reshje bore.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria shënon 147 vjetorin e Çlirimit të saj

Festa Kombëtare e Bullgarisë u shënua me bërjen e homazheve dhe vendosjen e luleve dhe kurorave lulesh përpara Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje dhe ngritjen e flamurit kombëtar. Të pranishëm ishin nënpresidentja Ilijana Jotova, ministri i..

botuar më 25-03-03 1.52.MD

Ministria e Turizmit po kërkon studentë për stendën bullgare në EXPO 2025

Bullgaria do të marrë pjesë në Ekspozitën Botërore EXPO 2025 me një stendë kombëtare, ku me propozim të Ministrisë së Turizmit do të punojnë studentë bullgarë. Shteti bullgar do të ketë pavijonin e tij, të klasës më të lartë të tipit "A", njoftoi..

botuar më 25-03-03 1.19.MD
Doc. Georgi Bërdarov

Shumica e të rinjve bullgarë nuk duan më të largohen nga atdheu i tyre

Ka tendenca pozitive demografike në vend, por askush nuk flet për to. Këtë e tha për bTV Doc. Georgi Bërdarov. Shefi i Katedrës së Gjeografisë Social-Ekonomike në Universitetin e Sofjes theksoi se 10 vjet më parë 20% e të rinjve dëshironin të..

botuar më 25-03-03 10.08.PD