Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fshati Makariopollsko mirëpret Trifon Zarezan me shije vere dhe meze të bëra vetë

Foto: namegdana.com

Në fshtin Makariopollsko, rrethi i Tërgovishtes, festojnë sipas stilit të vjetër ditën e Trifonit, të konsideruar për festë të vreshtarëve dhe të verë bërësve, informoi BTA. Në fshatin e njohur për vreshtat e tij, vendasit organizojnë degustim të verës dhe të mezeve të përgatitura vetë, por përpara kësaj sipas traditës së vjetër do të krasisin vreshtat. Pavarësisht dhe të pakësuara për nga sipërfaqja gjatë viteve të fundit, për vreshtat akoma kujdesen pronarë të mirë, të cilët më shpesh risin kaberne, por ka dhe entuziasë, të cilët bëjnë dhe verë të bardha dhe roze. Organizator i festës është Vatra e Kulturës “Minço Ivanov-1912”.

Para dreke më 14 shkurt banuesit dhe miqtë  do të mblidhen rreth vreshtave, në hyrje të fshatit, ku do të rikrijohet tradita krasitja e vreshtave, pas së cilës do të fillojë  dhe gara tradicionale për një prodhues më të mirë të verës, e cila organizohet për vit të radhës. Çdo një pjesëmarrës duhet të paraqesë verë nga rendimenti i vitit 2021. Për gjendjen e mirë shpirtërore është kujdesur grupi folklorik pranë vatrës së kulturës, i cili do të përshëndesë pjesëmarrësit dhe miqtë me këngë të zgjedhura, kushtuar festës. Për herë të parë do të ketë dhe ekspozitë “Mezeja e gjyshit”, në të cilën banorët vendas do të tregojnë mjeshtëritë e tyre të kulinarisë gjatë prodhimit të delikatesave shtëpiake prej mishi. Recetat më të preferuara janë për sallo të bërë në shtëpi dhe llukanik me mish viçi. Dhe meqenëse çdo një ka sekretin e vet për shijen, organizatorët kanë vënë kusht, pjesëmarrësit të shoqërojnë delikatesat shtëpiake me recetë për ekspozitën.

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ribarica pret një festival folklorik

Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..

botuar më 24-07-21 8.50.PD
Dimka Vlladimirova

Këngëtarja e muzikës popullore Dimka Vlladimirova u largua nga ne

Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...

botuar më 24-07-12 3.36.MD

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" po viziton Burgasin

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..

botuar më 24-07-03 6.10.PD