6130 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 77.3% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 17.3% e 35 342 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve aktivë është ulur me 1483 në 256 767 veta. Në spitale u shtruan 939 pacientë të infektuar. 86% e tyre nuk janë të imunizuar. Numri i pacientëve të shtruar në spitale ka rënë në 5954. Në repartet e terapisë intensive janë shtruar 605 persona.
Numri të vdekurve me Covid-19 është i lartë - 187. 158 nga ata nuk kanë qenë të vaksinuar. Të shëruarit janë më shumë nga të sapoinfektuarit – 7426 veta.
Të hënën janë dhënë 3813 vaksina. Duke marrë parasysh faktin se shumica e të imunizuarve kanë marrë një dozë të dytë, ose të tretë, mund të themi se imunizimi në vend është pothuajse i ndalur.Një miting i madh përkujtimor pranë fshatit Mogiljane, komuna e Kirkovos (Bullgari Jugore), shënoi 40 vjetorin e protestave të turqve bullgarë kundër të ashtuquajturit “Proces i Rilindjes” dhe ndryshimit të detyruar të emrave të tyre. Në mesin e të..
Hapja e sezonit të skive në Vitosha – mali rrëzë të cilit ndodhet kryeqyteti bullgar Sofje – ishte planifikuar për sot, por qarkullimi në rrugët malore për momentin është i pamundur për shkak të borës së madhe. Borëpastruesit po pastrojnë borën që bie..
Në ditën e babait, Fondacioni “Prindërimi i përbashkët” organizon një protestë për ndryshimet ligjore që garantojnë që fëmijët e prindërve të ndarë të mund të rriten me kujdesin e të dy prindërve. Aktiviteti do të mbahet nën moton “Jo tjetërsimit prindëror..
Gjatë natës reshjet do të dobësohen, ndërsa në Bullgarinë Perëndimore do të ndalen përkohësisht. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Temperaturat..
Më 27 dhjetor 2024 mbushen 21 vjet që nga sulmi me kamionin-bombë në bazën e Indisë në qytetin Qerbela të Irakut. Si rezultat i shpërthimit, pesë ushtarakë..
Bullgarët që udhëtuan jashtë vendit në nëntor të këtij viti u rritën me 11.3% krahasuar me të njëjtin muaj të 2023-ës, njofton Instituti Kombëtar i..