6589 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. Më shumë se ¾ e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 22,7% e 28 986 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve aktivë u rrit me 646 në 257 413. 622 pacientë të infektuar u shtruan në spitale. 85% e tyre nuk janë të imunizuar. Numri i të shtruarve në spitale u ul me 233 në 5721 veta. Nga të shtruarit 601 janë në terapi intensive.
Gjatë harkut të shënuar kohor vdiqën 95 pacientë me Covid të konfirmuar. 84 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. 5848 janë shëruar.
Të martën janë dhënë 5537 vaksina. Janë 2 030 626 persona me një cikël të përfunduar imunizimi. Me një dozë të tretë përforcuese tashmë ka pothuajse 660 000 njerëz.Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..
Që nga fillimi i vitit krimet e dhunës në familje janë rritur me 54%, në krahasim me vitin e kalua raportoi Ministria e Punëve të Brendshme në Ditën..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme..