Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 17 shkurtin 2022

Mjegull, vranësira dhe temperatura të larta gjatë muajit shkurtit

Foto: Georgi Kornejkov, BNR

Paraditen e së enjtes në vendet fushore dhe luginore do të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin nga zeroja deri në 5 gradë, në Sofje - rreth 1. Gjatë ditës do të ketë vranësira të shpërndara në vend deri në mot me diell, por në mbrëmje vranësirat do të shtohen. Moti do të mbetet i ngrohtë me temperatura maksimale ndërmjet 12 dhe 17 gradë, në Sofje rreth 12.

Mbi male vranësirat do të jenë të ndryshueshme, shpesh herë të konsiderueshme. Do të fryjë erë e fortë jugperëndimore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë deri në 7°, në 2000 m rreth 2°.

Ditën e premte përmes vendit do të kalojë një front i ftohtë. Në vendet veriperëndimore dhe juglindore do të ketë reshje të shkurtra shiu, ndërsa në zonat malore - borë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria shënon 147 vjetorin e Çlirimit të saj

Festa Kombëtare e Bullgarisë u shënua me bërjen e homazheve dhe vendosjen e luleve dhe kurorave lulesh përpara Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje dhe ngritjen e flamurit kombëtar. Të pranishëm ishin nënpresidentja Ilijana Jotova, ministri i..

botuar më 25-03-03 1.52.MD

Ministria e Turizmit po kërkon studentë për stendën bullgare në EXPO 2025

Bullgaria do të marrë pjesë në Ekspozitën Botërore EXPO 2025 me një stendë kombëtare, ku me propozim të Ministrisë së Turizmit do të punojnë studentë bullgarë. Shteti bullgar do të ketë pavijonin e tij, të klasës më të lartë të tipit "A", njoftoi..

botuar më 25-03-03 1.19.MD
Doc. Georgi Bërdarov

Shumica e të rinjve bullgarë nuk duan më të largohen nga atdheu i tyre

Ka tendenca pozitive demografike në vend, por askush nuk flet për to. Këtë e tha për bTV Doc. Georgi Bërdarov. Shefi i Katedrës së Gjeografisë Social-Ekonomike në Universitetin e Sofjes theksoi se 10 vjet më parë 20% e të rinjve dëshironin të..

botuar më 25-03-03 10.08.PD