Pajisja Liulin - SET, e zhvilluar në Institutin për Kërkime Hapësinore të Akademisë Bullgare të Shkencave, do të fluturojë në kozmos më 19 shkurt. Udhëheqësi i ekipit hulumtues është Prof. Cvetan Daçev. Kjo është pajisja e 23-të e zhvilluar në seksionin e Fizikës Diellore-Tokësore të institutit, e cila do të funksionojë në hapësirë. Është porositur nga kompania amerikane Space Environment Technology (Pacific Palisades, CA, USA) dhe është pjesë e modulit ARMAS (Automated Radiation Measurements for Aerospace Safety). Pas kalimit me sukses të testeve, Liulin-SET do të masë dozën e rrezatimit kozmik të Modulit Eksperimental Japonez, i cili është pjesë e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar. Pas një periudhe prej 6 muajsh deri në një vit, ARMAS dhe Liulin-SET i përfshirë në të do të kthehen në Tokë për analizën e të dhënave të grumbulluara. Doza e rrezatimit kozmik është një parametër kyç për shëndetin e kozmonautëve dhe astronautëve në bordin e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar, njoftojnë nga Akademisë Bullgare e Shkencave.
Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga Marrëveshja e Parisit si çelësi nëse njerëzimi do të përmbushë qëllimin e tij afatgjatë për të kufizuar..
"Më 13 shkurt të këtij viti, konsumatorët bullgarë nuk duhet të blejnë produkte në asnjë dyqan ushqimor, në asnjë zinxhir ndërkombëtar, në asnjë supermarket! Më 13 shkurt, dyqanet ushqimore duhet të mbeten bosh dhe të mos ketë asnjë blerës në to!" – për..
Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..