Më 17 shkurt të vitit 2008 Kosova u bë shteti më i ri në botë me shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiudhe deri më tani ajo është e njohur nga 117 vende në mbarë botën. Vendimi për njohjen e shtetit të ri ballkanik nga Bullgaria u deklarua që ditën pasi Kosova e shpalli pavarësinë e vet, por kjo ndodhi zyrtarisht rreth një muaj më vonë, më 20 mars të vitit 2008, me një deklaratë të përbashkët të tre prej vendeve fqinje të Serbisë – Bullgaria, Kroacia dhe Hungaria.
Argumenti kryesor i qeverisë për vendimin ishte se kjo është mënyra e vetme për të garantuar sigurinë kombëtare dhe se në këtë mënyrë vendi ynë angazhohet me stabilitetin në rajon dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri i atëhershëm Sergej Stanishev deklaroi se për shpalljen e një vendimi të tillë kurrë nuk ka një moment të përshtatshëm, sepse opozita gjithmonë do t’i kritikojë, se janë nxituar, ose janë vonuar, ndërsa Ministri i Jashtëm Ivajllo Kallfin vuri në dukje:
“Kur flasim për interesin tonë kombëtar ne nuk zgjedhim mes Kosovës dhe Serbisë, kjo është një zgjedhje absurde. Ne zgjedhim mundësinë e vetme për angazhimin e komunitetit ndërkombëtar me krijimin e një procesi pozitiv politik në Ballkanin Perëndimor dhe për ecje drejt vlerave evropiane”.
Edhe sot e kësaj dite shteti bullgar po vazhdon të jetë një mik besnik i popullit të Kosovës dhe vërtetim i kësaj janë marrëdhëniet tona të shkëlqyera në fusha të ndryshme të jetës sonë.
Me rastin e Ditës së Pavarësisë, ju ftojmë të lexoni artikullin tonë “Ndëshkimi i Kujtimeve” i Rexhep Hotit u promovua në gjuhën bullgare” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
30 vjet më parë, ndërtesa madhështore e Reichstagut në Berlin u vesh me pëlhurë argjendi në një nga aksionet më spektakolare nga artisti me origjinë bullgare Kristo (Christo Javacheff) dhe gruaja e tij Jeanne-Claude. Tani një instalacion ndriçues e..
Në ditën e pesëdhjetë pas Ngjalljes së Krishtit, kur apostujt u mblodhën së bashku, papritmas nga qielli u dëgjua një zhurmë si ajo e një ere të fuqishme që fryn me shpejtësi, dhe kjo zhurmë mbushi tërë shtëpinë ku ishin të mbledhur apostujt. U..
Sot, 7 qershori, u caktua nga Kisha si një nga ditët e veçanta të vitit kishtar, në të cilën ne drejtojmë lutje për faljen e mëkateve dhe qetësimin e shpirtrave të të dashurve tanë të ndjerë, të krishterë ortodoksë. Kjo është arsyeja pse ne i quajmë..
Më 24 qershor, Kisha Ortodokse kremton me nderim të madh Lindjen e Shën Gjon Pagëzorit, i njohur në traditën popullore si Enjovden. Ky është një nga..