Ndërtimi i një biznesi të suksesshëm me prodhimin e mallrave të dobishme për shëndetin e njeriut është një sfidë në botën e sotme moderne.Nga njëra anë, konkurrenca në këtë treg ende të veçantë në disa vende është e madhe. Por, nga ana tjetër, interesi i klientëve ndaj produkteve natyrale dhe ushqimeve të pastra, bëhet gjithnjë e më i prekshëm. Bashkatdhetari ynë Atanas Krëçmarov tanimë njeh çdo lloje pabarazie, provë dhe gabim në këtë rrugë, nëpër të cilën po ecën bashkë me familjen e tij tanimë 21 vjet. Prodhim, në të cilin ata investojnë kujdese të shumta të përditshme, vendoset në mënyrë komode dhe të përshtatshme në një segment të ekonomisë, që është kthyer në një markë të ruajtur për Bullgarinë -nxjerrja e vajrave esenciale dhe ekstrakteve të tyre për përdorim në industrinë kozmetike.
Vendi ynë është një nga prodhuesit kryesorë të bimëve në Evropë.Çdo vit pikat e specializuara në vendin tonë grumbullojnë dhe përpunojnë nga 15,000 deri në 17,000 ton bimë mjekësore dhe sipas Shoqatës së Herbalistëve në vendin tonë, 80% e prodhimit të tyre eksportohet në tregje si Zvicra, Italia, Franca, Spanja, Polonia, Republika Çeke, SHBA dhe Azia.
Mbase tani bëni pyetjen se cilat janë sekretet e procesit prodhues të prodhimit të sipërmarrësve vendas, heronjtë e kësaj historie?Më i madhi është futja e një sistemi të veçantë që Atanasi dhe familja e tij e importojnë nga Holanda.
“Teknologjia, mbi të cilën po punojmë ekziston prej të paktën 30 vjetëve. Por, akoma nuk është imponuar në industri, meqenëse është jashtëzakonisht e shtrenjtë si aparaturë dhe zgjidhje teknologjike. Na lejon që të prodhojmë ekstrakte prej bimëve, të cilat me teknologjitë ekzistuese deri në këtë moment, nuk mund të nxirren - sqaron Atanas Krëçmarov.
E gjithë kjo i jep sipërmarrësit besimin se investon në kozmetikën dhe në produkte ushqimore dhe esenca krejtësisht të padëmshme për shëndetit e njeriut.
Që nga vet krijimi, kompania familjare aplikon për një financim në bazë të programeve të ndryshme evropiane.
“Me para nga programi SAPARD përfunduam distilerinë tonë për nxjerrjen e vajrave eterike. U shfrytëzuam nga këto programe dhe për zbatimin në prodhim të sistemit teknologjik të importuar nga Holanda, për blerjen e pajisjeve dhe praktikave të tjera bujqësore”, thotë Atanas Krëçmarov.
Projekti mbi të cilin po punojnë në këtë moment, përfshin 17 partnerë prej 11 shteteve, të financuar në bazë të programit “Horizont 2020” dhe është me një vlerë të madhe për të ardhmen e industrisë kozmetike.
“Qëllimi i tij është krijimi i përbërësve novatorë për kozmetikë të bazuar në lëndë të para bimore. Shpresojmë se do të mund të kultivojë barbarozë të egër, jargavan etj. Provat dhe certifikimi i përbërëses së re do të vazhdojnë 4 vjet, kurse pas kësaj ne duhet të ofrojmë përfshirjen e tij në produktet kozmetike në të gjithë Evropën dhe botën."
Mbase nuk ka ndonjë sipërmarrës ose prodhues tek ne, biznesi i të cilit të mos të jetë prekur nga rritja e konsiderueshme e çmimeve të energjisë elektrike. Atanas Krëçmarov dhe familja e tij po kështu nuk janë përjashtim. Të paktën deri tani puna e ekipit të tij prej 25 vetave nuk është e rrezikuar. Krahas me ekstraktet, vazhdon prodhimi i një shtese ushqimore, e cila përmban vajë trëndafili. Vetitë e tij të shumta të dobishme e bëjnë të rekomandueshme në rast problemesh të veshkave dhe mëlçisë, si dhe për të përmirësuar ekuilibrin hormonal.
Tregu në Shtetet e Bashkuara dhe në Kinë reagon jashtëzakonisht mirë mbi paraqitjen e tij dhe në këtë moment produkti është mes me të kërkuarve në të dyja shtetet.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook/EcomaatBulgaria
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri..