Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgar pushtoi Kilimanxharon në mbështetje të fëmijëve nga Kenia

| rinovuar më 22-02-18 12.03.MD
Martin Petrov
Foto: arkiv personal

Martin Petrov nga Vidini pushtoi pikën më të lartë në Afrikë për qëllime bamirëse, raportoi BTA. Bullgari ngriti flamurin e Bullgarisë në majën Uhuru (Kilimanxharo) - 5895 m, së bashku me flamurin e “Lions Clubs” më 17 shkurt në orën 9:30, sipas kohës lokale. Ekspedita e tij ka qëllime bamirëse “Kilimanxharo për fëmijët”, ose “Kili For Kids” dhe është pjesë e Iniciativës Ndërkombëtare të Fondacionit pranë “Lions Clubs” (LCIF) “Kilimanjaro for Kids” për të mbledhur fonde për një qendër trajnimi për fëmijë, jetimë dhe prindër të vetëm në Keni. Motoja e pjesëmarrjes bullgare në fushatë është "Jo të gjithë ne mund të ngjitemi në mal, por të gjithë mund t'i ndryshojmë gjërat!"

Alpinisti duhet të zbresë nga maja dhe të arrijë në pikën e nisjes në mbrëmjen e 18 shkurtit

Kilimanxharoja është i vetmi vend në Afrikë ku ka borë dhe mesatarisht rreth 40 për qind e njerëzve që kanë bërë provë për ta pushtuar e arrijnë këtë. Sipas statistikave, mesatarisht 10-15 njerëz në vit vdesin duke bërë provë për ta ngjituratë. Gjatë rrugës për në majë kalohet nëpër pesë ekosisteme të ndryshme - nga savana e gjer te shkretëtira alpine. Në krye, në një kuti druri, është vendosur një libër në të cilin kushdo që e ka pushtuar Uhurun shkruan mesazhin e tij. Pikërisht aty Petrov shkroi "Ubuntu – unë jam, sepse jemi ne!". Ubuntu është fjala që shpreh ndjeshmërinë dhe besimin mes njerëzve në Afrikë.

Kjo nuk është ngjitja e parë të Martin Petrovit kushtuar një kauze të veçantë. Në vitin 2020, bullgari pushtoi Mont Blanc dhe ia kushtoi suksesin e tij luftës kundër diabetit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD