Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev kërkoi 9 për qind TVSh për bukën

Foto: Pexels

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje që tatimi mbi vlerën e shtuar të bukës të ulet në 9 për qind në një takim me prodhuesit e bukës në Dobriç. Sipas tij, ky vendim strategjik do të çojë në një transparencë të prodhimit dhe një luftë efektive kundër ekonomisë gri. Kreu i shtetit tha gjithashtu se është mirë të shqyrtohet zgjerimi i masës 60/40 në mënyrë që të përfitojnë edhe kompanitë më të mëdha të bukës. “Është e rëndësishme që qeveria të vendosë një dialog të mirë me zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë dhe të ketë mbrojtjen e prodhuesit bullgar”, tha Rumen Radev.

Ulja e TVSh-së nuk do të ulë çmimin e bukës, ne e pamë tashmë në sektorin e restoranteve”, tha Ministri i Financave Asen Vasilev. Ai kujtoi se marrëveshja e koalicionit nuk parashikon norma të diferencuara tatimore përveç atyre të vendosura tashmë gjatë epidemisë së Covid.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..

botuar më 25-06-20 7.40.MD

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë mori dritën jeshile nga ECOFIN

Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..

botuar më 25-06-20 5.41.MD

Ligj i ri rregullon tregun e kriptoaktiveve në Bullgari

Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..

botuar më 25-06-20 5.32.MD