Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Pacientë me pendë” të “Ballkanit të Gjelbër” po qarkullojnë sërish mbi fushën e Sofjes

Foto: dir.bg

Shtatë skifter janë liruar pasi kaluan disa kohë në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra ”Ballkani i Gjelbër” që është një organizatë joqeveritare. Aty disa shpendë i janë nënshtruar operacionit, ka pasur dhe të tillë, të cilët janë pranuar për shërim për shkak të rraskapitjes. Gjerakët janë kthyer në natyrë rreth manastirit të Kremikovos në afërsi me kryeqytetin.

Nga “Ballkani i Gjelbër” rikujtojnë se, ka lloj shpendësh që janë shumë të dobishme dhe për njerëzit. Ata ushqehen me minj ose me brejtës të tjerë të vegjël. Gjatë dimrit jetojnë në ultësira, që të mund të pajisen me ushqim. Gjatë verës kur është periudha dhe sezoni i shumimit, ata jetojnë kryesisht në zonat më të larta të pyllëzuara. Qendra e Shpëtimit kujdeset për rreth 2500 kafshë në nevojë, kryesisht shpendë. Shpeshherë pacientët e tyre janë dhe gjitarë të vegjël, si ketrat dhe iriqët.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD