Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Baxho, bodrume, festivale kulinarie – çfarë erë ka Veriperëndimi Bullgar

Foto: severozapazenabg.com

Bullgaria Veriperëndimore mund të jetë ndër regjionet më të varfra në BE, por është një nga më mirë të ruajturat nga këndvështrimi natyror. Përveç kësaj akoma nuk është i prekur nga turizmi masiv. Dy janë shkaqet për këtë. Nga njëra anë, këtu mungojnë ndërmarrjet e mëdha industriale, të cilat ndotin ajrin dhe tokën, ndërsa nga ana tjetër  - infrastruktura e keqe e cila vështirëson aksesin e turistëve në këtë krahinë të pasur me trashëgimi natyrore dhe kulturore. “Mirëpo, në shkallë botërore pikërisht ato kënde të egra, të vështira për t’u gjetur përfitojnë një vlerë turistike gjithnjë në rritje” -  mendon gazetarja Mariana Gomileva nga sajti “Bullgaria Veriperëndimore”.

Me biçikletë deri në bregun e Danubit për të degustuar verën rajonale Pamid

Në kohën e pandemisë interesi ndaj shtëpive të pritjes në rajon u rrit në mënyrë të konsiderueshme. Vende-vende ofrohen atraksione si mbledhja e barnave, mjelja e lopëve, gatimi i gjellëve karakteristike sipas recetave të vjetra etj.

Çfarë erë ka Veriperëndimi Bullgar?

“I vjen era e përzierjes magjepsëse të bozhures rozë, të aguliçes në livadhet e malit Vraçanski Ballkan, era e byrekut të sapopjekur me kore të trasha – torllashki, të freskisë së qindra përrenjve, sidomos gjatë pranverës, kur ujëvarat bëhen të harlisur; mbanë erën e një gote vere rubin Gëmza – një varietet specifik rrushi vetëm për këtë pjesë të vendit. I vjen era e peshkut të sapopërgatitur nga Danubi – diçka që është edhe parakusht për turizmin rural. Edhe në se dëshironi, mban erën e temjanit qetësues të manastireve që janë me bollëk në këtë krahinë” – nuk fsheh emocionet Mariana Gomileva.

Mariana Gomileva: Në rajon turistët mund të degustojnë verë nga fuçi të mëdha

Vera dhe djathi si pjesë e mozaikut turistik

Bullgaria Veriperëndimore është një rajon i verërave. Këtu prodhohen varietetet tipike vendore si Gëmza, Pamid etj. Bodrumet organizojnë degustime të verës dhe janë pjesë e kartëvizitës së regjionit, bashkë me fermat e shumta të lopëve dhe baxhot. Natyra e pastër dhe kullotat e bollshme janë parakushti ideal për këtë. Si dhe nisma e njerëzve të cilët hapën baxhot për vizita të turistëve dhe ofrojnë degustime dhe çojnë mysafirët nëpër punëtorit e prodhimit.

Degustimi i djathërave vendore është një atraksion i preferuar nga turistët

Kështu është në rajonin e fshatit Borovica në afërsi të Shkëmbinjve të Bellogradçikut. “Aty njerëzit investuan në një fermë lope, pranë së cilës ka edhe baxho. U përpoqën që të realizojnë një cikël të mbyllur të prodhimit”, thekson Mariana Gomileva. Në afërsi të fshatit ka dhe një kantinë të mrekullueshme të verës, ku ofrohen degustime. Një gërshetim i ngjashëm i baxhos në afërsi të bodrumit, të cilët presin turistë zbulojmë edhe në fshatin Tipçenica, rajoni i qytetit Vraca.

Ferma e lopëve dhe baxhoja në afërsi të fshatit Borovica pranon të gjitha llojet e turistëve

Turizmi festiv është atu tjetër për zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit në regjion. Duke filluar me Festivalin e famshëm të Mjedrës në qytetin piktoresk Berkovica dhe më shumë:

Vendi i mrekullueshëm Stakevci

“Ka edhe një Festival i Kuzhinës TorlLashka “Burrë të bardhë” - kjo është një pjatë e Bullgarisë Veriperëndimore, tërësisht me produkte qumështi. Në fshatin Banica organizohet një Festival i Byrekut, ku ofrohen byrekë me mbushJe të të gjitha llojeve, duke përfshirë edhe mishin e qengjit. Shumë e zakonshme është erëza e torlLakëve e quajtur “shpirti i gjyshes”. Kjo është një erëza malore vendëse që i jep një aromë dhe shije specifike pjatës. Këto festivale ndihmojnë zhvillimin e turizmit fshatar. Festivali më i vjetër dhe më i njohur është “Nga Timok deri në Iskër” në qytetin Bellogradçik. Ai mbledh tërë folklorin e Veriperëndimit me shumë pjesëmarrës nga Serbia fqinje dhe është një apoteoza e trashëgimisë kulturore dhe kuzhinës së rajonit.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Mariana Gomileva dhe Severozapazena.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vjeshta erdhi edhe në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo

Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..

botuar më 24-10-07 7.35.PD
Banjat Qendrore Minerale

Sofja për fillestarët - turne falas të së shtunës na zhytin në hijeshinë e kryeqytetit

"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..

botuar më 24-10-05 8.40.PD

Kryeasistenti Radosllav Jordanov: Nuk ka asnjë mënyrë për ta njohur Danubin nëse nuk "zhyteni" në të

Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..

botuar më 24-09-29 6.15.PD