Rewilding është rivendosja e ritmeve në natyrë në mënyrë natyrale. Një nga rrugët për ta ndihmuar, që ajo të kujdeset për veten është rikthimi i specieve të zhdukura prej kohe në të. Një shembull i suksesshëm në këtë drejtim janë Rodopet Lindore. Aty procesi startoi para nja 10 vitesh dhe tashmë jep frytet e tij. “Kjo pjesë e Bullgarisë konsiderohet një nga rajonet më të egra në të gjithë Evropën për nga natyra. Megjithatë kafshë kryesore u zhdukën gjatë nja 100 viteve të fundit në rajon. Dhe detyra jonë është që t’i rikthejmë ato” – thotë Neli Najdenova nga Fondacioni “Rodopet më të egra”, i cili është pjesë e rrjetit evropian Rewilding Europe.
Nëpërmjet importit të çifteve nga jashtë në Rodopet Lindore me sukses u rikthyen drerë të kuq, drerë lopatarë, kuaj të egër dhe bizonë.
Mirëpo, pse pikërisht këto specie?
“Të gjitha kafshët barngrënëse mirëmbajnë një peizazh mozaik karakteristik për Rodopet Lindore. Falë tij ne vëzhgojmë këtë pasuri të pabesueshme të specieve. Sepse në se nuk ka kafshë për të kullotur, do të zhduken ketrat tokësorë, breshka, duke përfshirë orkidetë dhe llojet e tjera, që mbështeten në bimësinë e ulët. Në natyrë gjithçka është e ndërlidhur. Në se një specie zhduket, me të zhduken edhe të tjerë” – thotë Neli Najdenova.
Në vitin 2011 disa çifte kuaj të egër ose të ashtuquajturit tarpanë u importuan nga Holanda dhe u vendosën në rajonin e fshatit të braktisur Sbor në malin Rodopa. Shtat muaj më vonë lindën edhe bebet e para të kuajve të egër. Sot nja 100 përfaqësues të kësaj race të moçme shkundin jelet e tyre në zonën e digës Studen Klladenec.
Dhe çfarë të themi për të ashtuquajturat bizonë evropianë? Kjo është kafsha më e madhe barngrënëse në Kontinentin e Vjetër dhe një specie kryesore për ekosistemet e hapura pyjore. “Për fat të keq bizonët u zhdukën në Bullgari që në Mesjetë” – thekson Neli Najdenova. Prandaj para 9 vitesh ambientalistët importuan çiftet e para të bizonëve evropianë nga një parku i mbarështimit në provincën gjermane Tjuringija.“Aktualisht në territorin e Rodopeve Lindore ka 12 bizonë. Sivjet kemi dëshirë të importojmë çifte të tjera. Kemi bizonë, të cilët erdhën nga Hungaria dhe Gjermania. Tani zhvillojmë bisedime për bizonë nga Polonia. Përpiqemi që të ketë një larmi gjenetike, gjë që është shumë e rëndësishme. Dhe mund të mburremi me bizonë bebe! Pothuajse çdo vit kemi një brez të ri bizonësh” – nuk e fsheh gëzimin Neli Najdenova.
Mbrojtësit e natyrës nga “Rodopet më të egra” po punojnë për rikthimin e shkabës së zezë. “Jemi në kontakt me një organizatë në Spanjë. Ka të ngjarë që në shkurt të na dërgojnë disa çifte”, thekson Neli Njdenova. Ky lloji grabitqar prej kohësh është i zhdukur në këtë pjesë të malit, ndërsa kolonia më e afërt folezon në territorin e Greqisë fqinje. “Të ardhurit” e rinj do të vendosen në rajonin e qytetit Maxharovo.Ndërkohë tufat në rritje të kafshëve barngrënëse kujdesen për të “pastruar terrenin” duke u siguruar shpendëve grabitqarë ushqim në kullotat me bar të ulët.
Kohët e fundit po rritet interesi i aventurierëve dhe i fotografëve, të cilët mbërrijnë në Rodopet Lindore me qëllimin e vetëm – të vëzhgojnë kafshët e egra në mjedisin e tyre të natyrshëm. Për këtë qëllim në rajonin e vendbanimit Maxharovo dhe pendën Studen Klladenev u ngritën 14 strehimore për vëzhgimin dhe fotografimin e natyrës së egër. Mbrojtësit e natyrës rekomandojnë të kërkojmë një shoqërues, sepse edhe pse rikthyer në natyrë nga njerëzit, këto kafshë kërkojnë vetmi dhe ngandonjëherë mund të jenë edhe të rrezikshme.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Veneta Nikollova, rewilding-rhodopes.comE udhëhequr nga ideja për ruajtjen e shpirtit bullgar, kulturës dhe gjuhës mes brezit më të ri të fëmijëve bullgarë që jetojnë jashtë vendit dhe si një mësuese bullgare me më shumë se 35 vite përvojë pune në disa shtete evropiane, Ilijana Bojaxhieva Smit..
Ekspozita fotografike “Një dorë e shtrirë. E juaja” tërheq vëmendjen mbi fatin e vështirë të qenve të braktisur në Sofje dhe provokon banorët e kryeqytetit të adoptojnë një kafshë shtëpiake. Nisma është e Ndërmarrjes Komunale të Sofjes "Ekoravnovesie"..
Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga fillimi i vitit deri më 10 mars, duket qartë nga përgjigja me shkrim e Ministrit të Punës dhe..
Përmirësimi i superkompjuterit bullgar Discoverer tashmë përfundoi me sukses dhe makina tani ka sisteme të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të..
Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë..
Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin..