Para monumentit të Apostullit të Lirisë – Vasill Levski në Bosilegrad më 19 shkurt do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora në lidhje me 149 vjetorin e vdekjes së tij dhe përvjetorin e 17-të të inaugurimit të monumentit, njofton portali “Glas press”. Veprimtaria u organizua nga Qendra Kulturor Informative “Bosilegrad”, Bashkia e Kryeqytetit dhe Komiteti Mbarëbullgar “Vasill Levski”.
Pas pjesës zyrtare e cila përfshin përshëndetje drejt të pranishmëve dhe mesazhe ndaj komunitetit bullgar, do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora. Me një minutë heshtje në kujtim të Apostullit të pranishmit do të përulen para veprës së tij. Do të ketë edhe një program kulturor. Në të do të marrë pjesë Kuarteti “Svetogllas” – një nga formacionet folklorike me popullaritet, i cili interpreton folklor tradicional bullgar dhe muzikë të lasht kishtare.
Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja ka qenë lokale dhe është grumbulluar me sukses. Duke folur për Televizionin Kombëtar Bullgar..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur festiv në Muzeun e Humorit dhe Satirës. Institucioni sot feston 53 vjet nga themelimi i tij dhe..
Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...
Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur..
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një..