E marta do të nisë me temperatura minimale ndërmjet 3° dhe 7°, për Sofjen rreth 3°. Gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira, në shumë vende me reshje. Do të fryjë ajër i ftohtë me erë mesatare deri të fortë. Me uljen e temperaturave pasdite në pjesën e përparme të Ballkanit dhe në zonat malore të Bullgarisë Perëndimore, reshjet e shiut do të kalojnë në dëborë. Temperaturat maksimale do të jenë nga 4° në rajonet veriperëndimore deri në 15° në juglindje, për Sofjen deri në 5°. Në 15 nga 28 qarqet e vendit ka paralajmërime për erëra të forta, priten edhe shtrëngata.
Mbi malet do të mbajë vranësira, me reshje shiu mbi 1500 m. Do të bjerë borë. Sasi të konsiderueshme priten në rajonin Rilla-Rodope, Sredna Gora dhe në pjesën e përparme të Ballkanit. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë deri në 5°, në 2000 m rreth minus 1°.
Të mërkurën pritet mot me vranësira dhe reshje lokale.Sa më shpejt që të jetë e mundur, do të sigurohet largimi i sigurt i 15 bashkatdhetarëve tanë që kanë kërkuar të largohen nga Siria, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Ambasada jonë në Damask është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët bullgarë dhe..
Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën se forcat parlamentare do të bëjnë gjithçka për të mbledhur maxhorancën për të formuar një kabinet. “Bullgaria ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme”, tha ajo në qytetin e Panagjurishtes, ku ishte me rastin..
Në sheshin “Kullata” në qytetin bregdetar Sozopoll do të mbahet sot “Festivali i katërt i peshkut të kripur”. Ngjarja do të shënojë hapjen e Pazarit të Krishtlindjeve në qytet. Pjesëmarrësit në konkursin për peshkun më të mirë të kripur do të..
Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 1 deri në 4°, ndërsa në Sofje - 0°. Në mëngjes do të ketë mjegull në ultësirat e..
Qindra minatorë protestuan përpara godinës së Këshillit të Ministrave ndërsa brenda po zhvillohej një mbledhje urgjente e Këshillit Kombëtar për..
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen..