Rastet e reja me Covid-19 për 24 orët e fundit janë 4845. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit 15.8 për qind nga 30 634 testet e kryera janë pozitive. Po ulet numri i njerëzve me infeksion aktiv, në moment ata janë pak nën 240 mijë veta.
Në spitale trajtohen 5145 pacientë, prej tyre 549 në njësitë e kujdesit intensiv. 797 janë pacientët e porsaardhur në spitale. Prej tyre 86.07 për qind nuk kanë vaksina.
Për 24 orët e fundit vdiqën 143 veta dhe 90.91 për qind prej tyre nuk kishin vaksina.
10 179 pacientë evidentohen të shëruar.
Më shumë raste të reja ka në Sofje – 992, Varna – 599, Pllovdiv – 441 dhe Stara Zagora – 290.
Në 24 orët e fundit u imunizuan 3870 veta kundër Covid-19. Njerëzit me ciklin e përfunduar të imunizimit tek ne janë 2 038 507, dhe me tri doza janë 674 115 veta.
Bullgarët e Maqedonisë së Veriut kanë nevojë për mbështetjen e Bullgarisë, thanë përfaqësues të komunitetit bullgar nga Prilepi, Struga, Manastiri dhe Kavadarci. Ata u dëgjuan në Komisionin parlamentar për politikat për bullgarët jashtë vendit,..
Të enjten do të mbajë mot me vranësira në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës do të ketë reshje shiu në Bullgarinë Jugperëndimore dhe vende-vende në rajonet verilindore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 9° në perëndim deri në 15°..
Eurodeputetja Elena Jonçeva ndodhet në qytetin Sana të Jemenit dhe synimi i saj është të arrijë në qytetin port Hodeidah në Detin e Kuq. Aty është anija Galaxy Leader me bullgarët e rrëmbyer nga hutët - kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmësi i lartë..
BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë..
Vizita e presidentes së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska është me rastin e një ngjarjeje kulturore - vizita e Operës dhe Baletit Kombëtar të..