Në një takim në Sofje, të mbajtur me iniciativën e përfaqësuesve të organizatave dhe shoqatave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut më 22 shkurt, Kryeministri bullgar Kirill Petkov theksoi se të drejtat e komuniteteve bullgare janë prioritet për të gjithë qeverinë bullgare,njoftoi shërbimi për shtypin pranë qeverisë. Kryeministri i njoftoi bashkatdhetarët tanë për rrjedhën e negociatave mes kabineteve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, në qendër të të cilave është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Kirill Petkov i njohu miqtë edhe me bisedimet e tij me partnerët evropianë në lidhje me integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Nga ana e tyre, bashkatdhetarët nga Maqedonia e Veriut mbështetën qëndrimin e ri, të iniciuar nga qeveria bullgare, me bindjen se dialogu vetëm mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve.
Më herët gjatë ditës, Presidenti Rumen Radev u takua me përfaqësues të organizatave dhe shoqatave bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Krahas të gjitha aktiviteteve për bashkëpunim, ku ka orare shumë të qarta kalendarike, duhet të ketë një kalendar të qartë për zgjidhjen e problemeve të hapura politike”, tha kreu i shtetit. “Përfshirjen e bullgarëve maqedonas në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut së bashku me pjesët e tjera të popujve dhe garantimin e të drejtave të tyre e konsideroj kusht të detyrueshëm për fillimin e negociatave. Duhet të ketë garanci të qarta për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe historike në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha presidenti.
Ai shtoi se para se të hapet dera e negociatave, duhet bërë një përpjekje e qartë për të çrrënjosur gjuhën e urrejtjes dhe për t'i dhënë fund asaj. “Kjo nuk është ndërhyrje e Bullgarisë në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut. Kjo është shprehje e shqetësimit dhe mbështetjes sonë për rrugën efektive të saj drejt anëtarësimit në BE”, tha Radev. Ai ishte kategorik se nuk përkrah idetë për pakica apo rryma separatiste. “Unë mbështes aspiratën për të qenë qytetarë të plotëvlefshëm të vendit tuaj, për t’u bërë të dukshëm në ligjet e vendit tuaj”, tha presidenti.
Bullgarja besarabe nga Bollgrad Maria Zheljaskova do të përfaqësojë Ukrainën në “Miss Earth 2025”(“Miss Toka” 2025), njoftoi Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit. Konkursi do të mbahet në nëntor në Filipine. Përveç bukurisë femërore, ai..
Vija e varfërisë do të jetë 764 leva (390.63 euro) në vitin 2026, ka vendosur qeveria. Vlera e saj do të rritet me 126 leva (64.42 euro), ose 19.7% krahasuar me vitin 2025. Me rritjen e saj, do të rriten edhe përfitimet sociale dhe mbështetja..
Nga sot, 6 shtator, deri më 12 shtator, NATO-ja do të zhvillojë një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse për menaxhimin e emergjencave në vendin tonë – BULGARIA 2025, njoftoi Ministria e Brendshme. Pritësi do të jetë Qendra për Trajnim..
Vendi ynë feston sot, 6 shtator, 140-vjetorin e Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. Qendra e festimeve është Plovdivi, ku në këtë..
Të dielën do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, por pothuajse pa reshje. Era do të jetë verilindore, kryesisht e..
Kërkesat për ndryshimin e masave për paraburgimin e kryebashkiakut të Varnës Bllagomir Kocev, ish-nënkryetarit të kryeqytetit Nikolla Barbutov dhe..