Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tome Blazheski nga Ohri: Ëndërrojmë të përfshihemi në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Foto: Pixabay

“Është shumë e vështirë të jesh bullgar në Maqedoninë e Veriut”. Këtë e tha Tome Blazheski, kryetar i shoqatës më të re të shtetasve maqedonas me identitet bullgar “Mbreti Boris III” në Ohër. Në sfondin e dinamikës së re të demonstruar nga politikanët në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, me të bisedojmë për shpresat dhe realitetet në jetën e bullgarëve në fqinjin tonë jugperëndimor.

“Koha është e vështirë, por shpresojmë që gjërat do të rregullohen. Si një shtet i ri ne duhet të jemi të afërt me Bullgarinë dhe të punohet kështu në se duam që gjërat të shkojnë mirë dhe të rregullohen”, është i bindur Tome – një shtetas maqedonas me pasaportë bullgare dhe shton:

“Vendosëm të krijojmë shoqatën tonë në të cilën të bashkojmë bullgarë në Ohër dhe në qytete të tjera të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të punojmë për kulturën bullgare. Dhe i drejtojmë lutje politikanët bullgarë të bëjnë gjithçka që është e mundur për të na përfshirë në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.”

Sipas tij në Ohër nja 10 mijë veta kanë shtetësi bullgare, “por ka më tepër njerëz që ndihen kështu”. Çfarë do të thotë për ta përfshirja e tyre në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut?

“Mendojmë se do të kemi më shumë të drejta, sepse tani shpesh ndihemi të diskriminuar më shumë se njerëzit e tjerë. Na thonë se jemi të paguar nga shteti bullgar, por ne vetëm jemi njerëz të vetëdijshëm - thotë Bllazheski. - Për ne, gjithçka është e ndërlikuar. Kombet e tjera të regjistruara në Kushtetutë më lehtë mund të gjejnë punë, të regjistrohen në shkolla dhe kolegje, e kështu me radhë. Dhe ne, qytetarët bullgarë, jemi një popullsi autoktone atje.”

Bullgaria insiston që të ndalet gjuha e urrejtjes dhe cenimi i trashëgimisë kulturore dhe historike bullgare në shtetin fqinj. A ka ndonjë përparim në këtë drejtim dhe si ndikon kjo gjuhë në jetën e qytetarëve maqedonas me identitet bullgar?

“Siç thashë, ka presion - nuk mund të jesh qytetar i lirë. Para krijimit të shoqatës, u organizuam një grup qytetarësh të Ohrit me identitet bullgar dhe maqedonas dhe vendosëm një pllakë përkujtimore për vojvodën Toma Davidov, i cili ishte në ushtrinë bullgare me gradë të lartë. Në pllakë nuk ishte shkruar asgjë bullgare, vetëm “Unë nuk jam nga Maqedonia, por do të jepja jetën time për lirinë e saj”. Gjithçka ishte e shkruar në gjuhën maqedonase. Pllaka u thye brenda një jave. Nuk kishte asnjë provokim, nuk kishte flamuj bullgarë - asgjë! Ndërsa Toma Davidov ishte vojvodë e këtij rajoni, ka trajnuar komitetet, por është gjynah që njerëzit nuk e dinë këtë histori. Ka një histori maqedonase dhe një “bullgare”. Dhe kjo është e gjitha.”

Vallë, a jeni optimist se gjërat mund të ndodhin? Gjatë vizitës në Sofje biseduat me politikanë, personazhe publike bullgare.

“Po, gjërat duhet të rregullohen nga të dyja palët, por më së shumti nga pala maqedonase - të pranohet historia dhe të mësojnë njerëzit se kush jemi, çfarë jemi. Kjo është mënyra e vetme për të ndërtuar fqinjësi të mirë dhe për të ecur përpara.”

Tome Blazheski e pranon se një pjesë e vogël e shoqërisë në fqinjin tonë jugperëndimor është kundër bullgarëve – “jo më shumë se 10-20 për qind janë patriotë maqedonas nga e gjithë popullata, pjesa tjetër janë të mirë me ne, jetojmë së bashku”.

Dhe pyetjes: Për çfarë ëndërrojnë bullgarët në Maqedoninë e Veriut? - ai iu përgjigj shkurt:

“Ata ëndërrojnë të përfshihen në kushtetutë”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

Për të pestin vit radhazi nxënësit e Gorës dhe Gollobordës shënojnë “Festat e fundvitit në mënyrë bullgare"

Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..

botuar më 24-12-27 11.06.PD

“Krishtlindjet bullgare” mblodhi 2.9 milionë leva (pothuajse 1.5 milionë euro) për fëmijët në nevojë për trajtim

Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..

botuar më 24-12-26 10.24.PD

Magjia e Krishtlindjes - nga bekimi i lashtë deri te shfaqja e plakut të mirë në trojet tona

Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..

botuar më 24-12-25 4.45.PD