Doc.Daniell Benatov i cili jeton në Kiev tha para BNR, se njerëzit aty kanë frikë për mungesën e energjisë elektrike dhe naftës. Ka shumë njerëz në pikat e karburantit. Deri më tani u mobilizuan njerëz me zakone ushtarake nga lufta në Donbas dhe ushtarë profesionistë nga rezerva. Më e tmerrshme është paniku, ai është më i rrezikshëm se sa shpërthimi”, tregon bullgari.
Në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ka radhë përpara stacioneve të karburantit dhe ATM-ve ndërsa njerëzit përpiqen të largohen nga qyteti”, tha për BNR Tatjana Docenko, pedagoge në Universitetin e Kievit. “Të gjithë largohen për në Ukrainën Perëndimore. Besuam se çështja do të zgjidhet në nivel diplomatik. Nuk e prisnim këtë”, shtoi Docenko.
Bullgarja nga Besarabia Tatjana Staneva, një regjisore dhe producente që jeton në Kiev, tha se po dëgjohen sirena dhe po kërkohen strehimore për bomba. Në rrugë ka bllokime trafiku. Fluturimet janë të ndaluara. Nuk e di nëse është më mirë të mos presësh para se të ikësh nga Kievi. Më e sigurta është në fshat, në qytetet e mëdha mund të mos ketë rrymë apo ujë”, tha Staneva.
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°C, ndërsa në Sofje rreth 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në disa zona të ultësirave dhe pranë baseneve ujore do të ketë mjegull ose re të ulëta. Gjatë ditës moti do të jetë me..
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot, 15 shtator, në Tiranë Ministrin e Mbrojtjes të Bullgarisë Atanas Zaprjanov, i cili bëri vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar nga një delegacion i rangut të lartë. Këtë e raportoi në faqen e..
Ati Ivan nga Novi Han ka ndërruar jetë. Kjo u raportua nga mediat bullgare, duke cituar kryetarin e bashkisë së fshatit Jakimovo, Georgi Georgiev. Kleriku fitoi popullaritet të gjerë me kauzën fisnike së cilës i kushtoi jetën - për t'u dhënë ngrohtësi,..
Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga..
Që prej brezash, dita e parë e shkollës është një emocion i vërtetë për çdo familje bullgare – tha Presidenti Rumen Radev gjatë hapjes së vitit të ri..
Bullgaria është e gatshme të rrëzojë dronë rusë. Zona verilindore e vendit po monitorohet në mënyrë aktive – këtë e deklaroi për bTV ministri i mbrojtjes..