“Bullgarët në Serbi ngadalë por me siguri çlirohen nga frika e së kaluarës” – thekson Darko Anaçkov, kryetar i Qendrës Bullgaro-Serbe në Vranja. Në një intervistë për gazetën vendore “Danas” ai kujton, se të drejtat e pakicave kombëtare në Serbi janë të garantuara nga Kushtetuta dhe nga Ligji për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Pakicave Kombëtare, por “si çdo ligj, Ligji për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Pakicave Kombëtare, zbatohet në mënyrë selektive”.
Në kohën e Sllobodan Millosheviçit bullgarët nuk arritën të gjejnë punë. Disa ishin të detyruar të shtojnë mbaresën “-iç” ndaj familjeve me shpresën se do të gjejnë një punë, tregon Anaçkov. Ai thekson, se sipas regjistrimit të fundit bullgarët në qytet janë 700, por konsiderohet se numri i tyre real është midis 3 dhe 4 mijë.
Motivi kryesor, sipas tij, për hapjen e qendrës në Vranja është nevoja që “njerëzit të çlirohen nga stigma”. Dhe megjithëqë në rrjetet sociale mund të hasen komente për bullgarët të lidhura me gjuhën e urrejtjes, “njerëzit ngadalë, por me siguri po çlirohen nga frika e së kaluarës”, thekson Anaçkov. Ai nuk fsheh se shpesh ka telefonata thirrje nga Leskoci, Paraqin, Negotinë, Çuprija, Jagodina, Beogradi dhe nga pjesa të tjera të vendit me pyetje të lidhura me procedurën e marrjes së shtetësisë bullgare. “Ne nuk jemi agjenci, por shoqatë të qytetarëve e cila pa kusht ndihmon njerëzit. Prandaj na telefonojnë nga të gjitha anët, sepse nuk kemi listë çmimesh”, thekson ai.Sipas fjalëve të tij, gjatë katër viteve që kur u krijua, Qendra Bllgaro-Serbe arrin të kryejë punën e vet pa presion nga jashtë, e pikërisht të përhapë miqësinë midis dy popujve.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë dhe miqtë tanë nga Konsullata në Nish dhe Ambasada në Beograd, janë jashtëzakonisht përgjegjës për mbijetesën tonë në territorin e Vranjas. Mbështetja e qytetit në momentin e tanishëm është një pikë në oqean. Megjithatë ne ende mbijetojmë”, thekson Anaçkov.
Qendra merret kryesisht me kulturë, arsim, art, turizëm ose ekonomi – “asgjë e cila në ndonjë mënyrë mund të provokojë urrejtje dhe ndarje ndër qytetarët e Vranjas”. Aktualisht janë duke e zbatuar projektin “Bullgaria t’i jep dorë – njihuni me të”. Nëpërmjet tij gjimnazistë nga Bujanovac, Vranja, Vlladiçin han, Surdullica, Leskovac dhe Nish kanë mundësinë të njihen me temën për luftën kundër diskriminimit dhe dhunës ndër moshatarët e tyre. Pjesa e dytë e projektit ka të bëjë me popullarizimin e kulturës bullgare, mundësitë për turizëm dhe bashkëpunim transkufitar.
“Për here të pare në projektin tone përfshijnë edhe qytete dhe bashki të tjera. Secili nga projektet tona duhet të përmbajë elemente nga kultura, gjuha, turizmi, kuzhina bullgare, pra gjithçka që e prezanton më mirë Bullgarinë. Nacionalizmi nuk i ka sjellë të mirë askujt. Patriotizmi është diçka tjetër. Sinqerisht, nuk më pëlqejnë nacionalistët në të dy anët e kufirit, respektoj dhe vlerësoj patriotizmin. Unë qëndroj pas faktit se popujt bullgar dhe serb janë dy popuj vëllazërorë ortodoksë”, tha Anaçkov për gazetën serbe “Danas”.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit,..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar..