Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Sborjanovo” – çfarë dimë për një prej vendeve më mistike në Bullgari?

Rezervati historik dhe arkeologjik ndodhet në kanionin e lumit Krapinec, i cili është pjesë nga Natura 2000.

Foto: Muzeu Historik në qytetin Isperih

E quajnë "Sborjanovo" sepse prej mijëra vjetëve ky rajon ka qenë një vend grumbullimi i qytetërimeve dhe grupeve të ndryshme etnike, të cilët na kanë lënë një trashëgimi prej mbi 140 monumenteve kulturore. Disa prej tyre janë studiuar, të restauruar dhe janë në dispozicion për turistët.Por, të tjerat janë ende një mister për shkencën dhe ndezin imagjinatën e eksploruesve dhe udhëtarëve.

Gjatë vitit 1934, arkeologu hungarez profesori Geza Feher (1890-1955) /hungarisht Fehér Géza/ ve fillimin e gërmimeve të para arkeologjike në rajon. Derisa studion disa varreza dhe tumula rreth fshatit Sveshtari në Bullgarinë  Verilindore, ai ndeshet me aplikacione të mrekullueshme të arta, të cilat sot zbukurojnë ekspozitën e Muzeut Historik në qytetin Ruse.


Por, momenti i kthesës vjen gjatë vitit 1982, kur studiuesit zbulojnë të ashtuquajturinVarr mbretëror trak me kariatide. E kanë quajtur kështu, sepse muret  në dhomën e saj qendrore janë tërësisht të mbuluara me imazhe relievi të 10 kariatidave-simbole të perëndeshës së Madhe-nënë.


“Varreza është ndërtuar gjatë shekullit të 3 përpara Krishtit, që të jetë një shtëpi e përjetshme në jetën e përtejme të një sundimtari gotik dhe të bashkëshortes së tij”- thotë Maria Nikollaeva, zëvendës drejtoreshë e Muzeut Historik në qytetin Isperih. Dhe akoma:

“Ajo ka zgjidhje shumë interesante arkitekturore, të lidhura me krijimin e  një dhome anësore ​​dhe kombinimin e plastikës me dekorimin artistik, që është një kryevepër e vërtetë. Ky është dhe shkaku që tre vjet pas zbulimit të saj , të shpallet për monument të një trashëgimie botërore kulturore nën egjidën e UNESKO-s. Sivjet kremtojmë 40 vjetorin nga zbulimi i varrezës.


Varreza mbretërore trake është gjendur në kufijtë e Helisit - kryeqytetit magjepsës i fisit trak geti. Sipas disa studiuesve në të ka qenë varrosur sundimtari i tyre Dromihet. Por, gjatë shekullit të 3 përpara Krishtit, një tërmet shkatërrues e shemb deri në themel qytetin. Nga madhështia e dikurshme e Helisit kanë mbijetuar pjesë të mureve  të larta të fortesës, si dhe dy nekropole të mëdha tumash me gjurmë varrimesh të pasura


Sot, në këtë vend dallohet silueta e njërës prej tumulave më të larta në Bullgari, e njohur si Tumula e Madhe Sveshtari.  Në të, arkeologë bien mbi një varr nga shekulli i 4 para Krishtit, "Në vitin 2012, në tumul u zbulua një thesar i artë, i cili përbëhet prej 264 objekte, bizhuteri dhe aplikacione me një peshë totale prej 1.800 kilogramë.Ata ishin të vendosur në një arkivol druri, i cili formoi një zgavër në tumën e fortë”- tregon Maria Nikollaeva.

Gjatë shekullit të 16, mbi rrënojat e shenjtërores trake, e cila dikur ka shërbyer banuesit e qytetit Helis, shfaqet varreza e udhëheqësit shpirtëror alean Demir Baba, i njohur për mençurinë dhe dhuntitë e tij shëruese.Sipas legjendës shenjtori e preku me dorën një shkëmb gjatë periudhës së një thatësire të madhe dhe që aty ka buruar një burim i mrekullueshëm pranë varrezës, e cila quhet tjurbe”-tregon Maria Nikollaeva dhe shton:


“Tjurbeja përbën një godinë prej guri me paradhomë dhe një dhomë të varrimit. Paradhoma është e zbukuruar me piktura dhe me tekste të shumta në gjuhën arabe, me piktura me ngjyra për lavdi të Aliut, të Muhametit dhe të Allahut. Në kamerën e varrit është vendosur një sarkofag prej druri i Demir Babasë, ku kanë qenë të vendosura eshtrat e tij. Dhe sot e kësaj dite njerëzit e vizitojnë, që të nderojnë njeriun e mençur. Ata i lënë dhuratat e tyre dhe e lusin  për shëndet dhe mirëqenie”- thotë në përfundim Maria Nikollaeva.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Muzeu Historik në qytetin Isperih




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Liqenet Çairski janë si një “superhero” për natyrën

Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..

botuar më 24-12-03 7.20.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev (i dyti nga e majta) merr çmimin e partneritetit mediatik

BNR, BNT dhe BTA u vlerësuan për partneritetin më të mirë mediatik në mbështetje të turizmit në Bullgari

Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..

rinovuar më 24-11-27 10.39.PD

Euronews: Bullgaria është një destinacion ideal për turizmin gjatë gjithë vitit me plazhet e saj të arta dhe majat e mbuluara me borë

Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..

botuar më 24-11-25 10.35.PD