E quajnë "Sborjanovo" sepse prej mijëra vjetëve ky rajon ka qenë një vend grumbullimi i qytetërimeve dhe grupeve të ndryshme etnike, të cilët na kanë lënë një trashëgimi prej mbi 140 monumenteve kulturore. Disa prej tyre janë studiuar, të restauruar dhe janë në dispozicion për turistët.Por, të tjerat janë ende një mister për shkencën dhe ndezin imagjinatën e eksploruesve dhe udhëtarëve.
Gjatë vitit 1934, arkeologu hungarez profesori Geza Feher (1890-1955) /hungarisht Fehér Géza/ ve fillimin e gërmimeve të para arkeologjike në rajon. Derisa studion disa varreza dhe tumula rreth fshatit Sveshtari në Bullgarinë Verilindore, ai ndeshet me aplikacione të mrekullueshme të arta, të cilat sot zbukurojnë ekspozitën e Muzeut Historik në qytetin Ruse.
Por, momenti i kthesës vjen gjatë vitit 1982, kur studiuesit zbulojnë të ashtuquajturinVarr mbretëror trak me kariatide. E kanë quajtur kështu, sepse muret në dhomën e saj qendrore janë tërësisht të mbuluara me imazhe relievi të 10 kariatidave-simbole të perëndeshës së Madhe-nënë.
“Varreza është ndërtuar gjatë shekullit të 3 përpara Krishtit, që të jetë një shtëpi e përjetshme në jetën e përtejme të një sundimtari gotik dhe të bashkëshortes së tij”- thotë Maria Nikollaeva, zëvendës drejtoreshë e Muzeut Historik në qytetin Isperih. Dhe akoma:
“Ajo ka zgjidhje shumë interesante arkitekturore, të lidhura me krijimin e një dhome anësore dhe kombinimin e plastikës me dekorimin artistik, që është një kryevepër e vërtetë. Ky është dhe shkaku që tre vjet pas zbulimit të saj , të shpallet për monument të një trashëgimie botërore kulturore nën egjidën e UNESKO-s. Sivjet kremtojmë 40 vjetorin nga zbulimi i varrezës.
Varreza mbretërore trake është gjendur në kufijtë e Helisit - kryeqytetit magjepsës i fisit trak geti. Sipas disa studiuesve në të ka qenë varrosur sundimtari i tyre Dromihet. Por, gjatë shekullit të 3 përpara Krishtit, një tërmet shkatërrues e shemb deri në themel qytetin. Nga madhështia e dikurshme e Helisit kanë mbijetuar pjesë të mureve të larta të fortesës, si dhe dy nekropole të mëdha tumash me gjurmë varrimesh të pasura
Sot, në këtë vend dallohet silueta e njërës prej tumulave më të larta në Bullgari, e njohur si Tumula e Madhe Sveshtari. Në të, arkeologë bien mbi një varr nga shekulli i 4 para Krishtit, "Në vitin 2012, në tumul u zbulua një thesar i artë, i cili përbëhet prej 264 objekte, bizhuteri dhe aplikacione me një peshë totale prej 1.800 kilogramë.Ata ishin të vendosur në një arkivol druri, i cili formoi një zgavër në tumën e fortë”- tregon Maria Nikollaeva.
Gjatë shekullit të 16, mbi rrënojat e shenjtërores trake, e cila dikur ka shërbyer banuesit e qytetit Helis, shfaqet varreza e udhëheqësit shpirtëror alean Demir Baba, i njohur për mençurinë dhe dhuntitë e tij shëruese. “Sipas legjendës shenjtori e preku me dorën një shkëmb gjatë periudhës së një thatësire të madhe dhe që aty ka buruar një burim i mrekullueshëm pranë varrezës, e cila quhet tjurbe”-tregon Maria Nikollaeva dhe shton:
“Tjurbeja përbën një godinë prej guri me paradhomë dhe një dhomë të varrimit. Paradhoma është e zbukuruar me piktura dhe me tekste të shumta në gjuhën arabe, me piktura me ngjyra për lavdi të Aliut, të Muhametit dhe të Allahut. Në kamerën e varrit është vendosur një sarkofag prej druri i Demir Babasë, ku kanë qenë të vendosura eshtrat e tij. Dhe sot e kësaj dite njerëzit e vizitojnë, që të nderojnë njeriun e mençur. Ata i lënë dhuratat e tyre dhe e lusin për shëndet dhe mirëqenie”- thotë në përfundim Maria Nikollaeva.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Muzeu Historik në qytetin Isperih
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism..