U krijuan shtabe për të ndihmuar evakuimin e bullgarëve nga Ukraina. Këtë e tha për BNR Anton Kisse, Kryetar i Asociacionit të Bullgarëve në Ukrainë. “Bisedova me Presidentin Rumen Radev për të përcaktuar rregulla se si të mbërrijnë dhe të udhëtojnë bullgarët etnikë. Burrat në moshë nga 18 deri në 60 vjeç nuk e kanë të drejtën të braktisin vendin. Do të udhëtojnë kryesisht fëmijë, gra dhe të moshuar, sqaroi Kisse.
Katër autobusë po udhëtojnë atje për të evakuuar bullgarët, tha drejtori i qendrës për shtyp të Ministrisë sonë të Jashtme Mitko Dimitrov.
Presim që të premten të evakuohen nga Odesa 150 bullgarë me 3 autobusë. Transporti u sigurua që evakuimi të vazhdojë deri më 26 shkurt, tha konsulli bullgar në qytet Kirill Apostollov për Nova TV.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..