Agresioni ushtarak që po shohim është absolutisht i papranueshëm, tha Kryeministri Kirill Petkov, i cili po merr pjesë në një takim të Këshillit Evropian kushtuar ofensivës ruse në Ukrainë.
“Siguria energjetike e Bullgarisë është fokusi i qeverisë sonë dhe ne jemi të kënaqur që liderët e tjerë po e kuptojnë”, shtoi Petkov.
“Të gjitha vendet anëtare të BE-së që janë afër konfliktit po përgatiten të presin qytetarët ukrainas. Ne aspak nuk mund ta imagjinojmë se çfarë përjetojnë familjet që largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të shpëtimit, por ne mund t’u japim një dorë dhe t’u sigurojmë atyre strehim. Bullgaria do të përmbushë detyrën e saj, veçanërisht ndaj pakicës bullgare në Ukrainë”, theksoi kryeministri.
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..