Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pjesëmarrja bullgare në konkursin për çmimet BAFTA

Foto: clermont-filmfest.org

Filmi me metrazh të shkurtër krejtësisht me një pjesëmarrje bullgare "Tri mbledhjet e Komitetit të Jashtëzakonshëm" (Three Meetings of the Extraordinary Committee) u nominua për çmimin e Akademisë Britanike të Filmit - BAFTA, në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër britanik. Regjisorë të filmit janë Michael Woodward dhe Max Barron. Dhe pavarësisht se që të dy nuk e flasin gjuhën bullgare, historia 18 minutëshe është e treguar krejtësisht në gjuhën bullgare, me pjesëmarrjen vetëm të njërit prej aktorëve bullgar dhe është i incizuar tek ne - në fshatin Studena, rrethi i Pernikut. “Ideja për këtë film në realitet filloi me vendndodhjen - ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për ne se si mund ta përdorim këtë vend të pazakontë dhe këta artistë të lezetshëm, "thotë Barron.

Filmi është xhiruar në fillim të vitit 2020 në një stil krejt bardh e zi dhe është një metaforë e fortë për situatën e Brexitit dhe situatën në të cilën ndodhet Britania. Roli kryesor i është besuar të riut Martin Hristov.

Tabloja fotografike është vepër e kinematografit bullgar Krum Rodriges, i cili ka punuar në disa nga prodhimet më të suksesshme të filmit bullgar në 10 vitet e fundit - "Babai", "Lavdia" dhe "Viktoria". Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 13 mars.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD

Bullgarët në Brazil e ruajnë emrin dhe lidhjen me atdheun e tyre si një trashëgimi të çmuar

Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...

botuar më 24-09-05 7.15.PD