Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin është gati të dërgojë në Minsk një delegacion për bisedime me Ukrainën. Këtë e deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov. Ai saktësoi, se Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko e siguroi Putinin, se Minsk është gati të krijojë të gjitha kushtet e domosdoshme për bisedime midis Rusisë dhe Ukrainës. Pak më herët Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenskij shprehu gatishmëri të diskutojë me Moskën statusin neutral të vendit të tij duke kërkuar garanci sigurie.
Dmitrij Peskov saktësoi, se në delegacionin rus do të përfshihen përfaqësues të ministrive të mbrojtjes dhe të punëve të jashtme, si dhe të administratës presidenciale. Ai kujtoi qëndrimin e Presidentit Putin se qëllimi i operacionit ishte ”çmilitarizimi” dhe “denazifikimi” i Ukrainës. Sipas Peskov, kjo është një pjesë integrale e statusit neutral, njoftoi korrespondenti i BNR në Moskë Angell Grigorov. Lajmi nga Kremlini erdhi pas një bisede telefonike midis Presidentit Vlladimir Putin dhe udhëheqësit kinez Si Czinpin. Ai tha se pala kineze është për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha vendeve dhe për respektimin e Statutit të OKB-së.
Në ditën e parë të vitit të ri 2025 - më 1 janar, nga ora 10:30, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev, së bashku me ministra dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, do të vizitojnë pikën "Kulata" në kufirin tonë me Greqinë. Arsyeja e vizitës..
Shoqata Turistike Trëna fton turistët të shikojnë së bashku perëndimin e diellit më 1 janar 2025 nga maja Ljubash (1399 m) në malin me të njëjtin emër në rajonin Trëna të Bullgarisë Perëndimore. Ata që dëshirojnë do të nisen për në majën në orën..
Ditën e mërkurë , në ditën e parë të vitit të ri, moti do të mbetet i pandryshuar. Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa ditën do të jetë me diell dhe i qetë. Në lugina dhe ultësira do të ketë mjegull, me..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..