Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nëse është e nevojshme, Bullgaria është e gatshme të sigurojë lëvizjen e forcave të NATO-s në territorin e saj

Admirali Emill Eftimov
Foto: Ministria e Mbrojtjes

NATO-ja po aktivon planet e saj të reagimit për të mbrojtur krahët lindorë të Aleancës. Në të njëjtën kohë, Komandanti Suprem i Forcave Evropiane ka marrë një sërë masash për të rritur gatishmërinë për parandalim dhe një përgjigje të koordinuar aleate ndaj përshkallëzimit të krizës - tha në Këshillin e Ministrave Shefi i Mbrojtjes, Admirali Emill Eftimov.

Bullgaria është e gatshme të sigurojë lëvizjen e forcave aleate në territorin bullgar, po vazhdojnë dhe angazhimet e ushtrisë sonë për të rritur vigjilencën dhe për të ruajtur gatishmërinë për pjesëmarrje në aktivitetet aleate, shtoi Shefi i Mbrojtjes.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 gushtin 2025

Gjatë natës , në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Vranësira më të dukshme priten mbi rajonet jugore, ku në disa zona të izoluara janë të mundshme reshje të lehta. Të premten , në shumicën e rajoneve moti do të..

botuar më 25-08-14 7.35.MD

Gjashtë shtete evropiane ndihmojnë Bullgarinë në luftën kundër zjarreve

Gjatë javës, Greqia, Spanja, Bullgaria, Mali i Zi dhe Shqipëria aktivizuan Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së për t’u ndihmuar në përballimin e zjarreve pyjore, shumë prej të cilave po ndodhin njëkohësisht në mbarë Evropën, njoftoi Komisioni..

botuar më 25-08-14 6.48.MD

Një konsorcium turko-azer është favorit për biznesin e "Lukoil" në Bullgari

Një konsorcium mes kompanisë shtetërore azere Socar dhe grupit privat turk Cengiz Holding është kandidati i preferuar për blerjen e biznesit të kompanisë ruse "Lukoil" në Bullgari, njofton "Dnevnik", duke iu referuar burimeve të gazetës "Kapital"...

botuar më 25-08-14 5.33.MD