Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Kirill Petkov kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Mbrojtjes

Kryeministri Petkov
Foto: BGNES

Kryeministri Kirill Petkov thirri një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave. Ministrat do të diskutojnë largimin e 140 bullgarëve nga Kievi, kërcënimin bërthamor nga Presidenti rus Vladimir Putin dhe dorëheqjen e Ministrit të Mbrojtjes Stefan Janev. Dorëheqja do të votohet më 1 mars nga Parlamenti, njoftoi Kryeministri dhe e motivoi dorëheqjen e kërkuar si më poshtë:

“Asnjë ministër nuk ka të drejtën të zhvillojë një politikë të vet të jashtme, veçanërisht në Facebook. Së dyti, asnjë ministër nuk mund t'i thotë qeverisë se qëndrimi i tij është funksion i stabilitetit të qeverisë. Kjo qeveri nuk do të ndjekë stabilitet, do të ndjekë veprime të drejta dhe qëndrime parimore. Së treti, një ministër imi ushtarak nuk mund të përdorë fjalën 'operacion' në vend të fjalës 'luftë'.

"Nuk mund të flasim për 'operacion' kur mijëra ushtarë nga të dyja anët tashmë janë vrarë, kur bullgarët në Kiev edhe këtë natë fshiheshin në bodrume", shtoi Kryeministri.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministria e Jashtme Bullgare arriti të evakuojë 148 persona nga Izraeli

Avioni me 148 persona të evakuuar nga Izraeli u ul në Aeroportin "Vasill Levski" në Sofje në orën 02:30. Nga të kthyerit 89 janë shtetas bullgarë, ndërsa 41 janë shtetas të Rumanisë, Sllovenisë, SHBA-së, Belgjikës, Shqipërisë dhe Kosovës. Ata u pritën..

botuar më 25-06-18 9.26.PD

Parashikimi i motit për 18 qershorin 2025

Ditën e mërkurë temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa në Sofje rreth 15 gradë. Paraditja do të jetë me mot kryesisht të kthjellët. Pas mesditës pritet shtim i përkohshëm i vranësirave, por reshje të dobëta..

botuar më 25-06-17 7.35.MD

"Gallup": GERB-SDS janë forca e parë politike, "DPS-Fillimi i Ri" është e dyta

Me mbështetje elektorale prej 24.5%, GERB-SDS ruan epërsinë ndaj forcave të tjera politike. Kjo tregohet nga një sondazh përfaqësues në nivel kombëtar nga agjencia sociologjike "Gallup International Balkan", i kryer në periudhën 28maj - 4..

botuar më 25-06-17 6.37.MD