Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të evakuuarit me konvojin bullgar nga Kievi u larguan nga Ukraina

Stacioni hekurudhor në Kiev
Foto: EPA/BGNES

Ushtria ruse ka intensifikuar bllokadën e Harkovit dhe ka përkeqësuar situatën humanitare në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, është bllokuar edhe Hersoni në grykën e Dnieperit. Një kolonë ushtarake ruse me gjatësi 40 kilometra po përparon për në Kiev. Nuk ka rezultate nga bisedimet me Rusinë, deklaroi Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski në një fjalim të jashtëzakonshëm drejtuar kombit.

Presidentët e tetë vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, përfshirë Rumen Radev, i bënë thirrje BE-së që t'i japë menjëherë Ukrainës statusin e kandidatit për anëtarësim dhe të fillojë negociatat për pranimin e vendit në BE.

Me kërkesë të qeverisë, më 1 mars parlamenti bullgar do të diskutojë shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes Stefan Janev për shkak të qëndrimit të tij personal për luftën në Ukrainë. Është thirrur një protestë para Parlamentit në mbështetje të Janevit, ndërsa më 28 shkurt qytetarë të pakënaqur protestuan para Këshillit të Ministrave dhe kërkuan që Bullgaria të shpallë neutralitet përballë agresionit rus.

Sot, Këshilli i Mediave Elektronike do të vendosë nëse do të kufizojë përkohësisht televizionin rus në Bullgari.

4 autobusë me bullgarët e evakuuar nga Kievi dhe të gjitha makinat e Ambasadës bullgare janë tashmë në territorin moldavian dhe po udhëtojnë drejt Bullgarisë. Mes 200 personave të evakuuar ka shtetas bullgarë, ukrainas, amerikanë, maqedonas еtj. Bullgaria ka pranuar tashmë më shumë se 7000 refugjatë nga Ukraina.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 25 prillin

Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar në rrafshnalta dhe ultësira. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe..

botuar më 25-04-24 7.40.MD

Të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkojnë sërish ndëshkime më të rrepta për vrasësit e rrugës

Në një takim me ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkuan sërish një gjykim më të shpejtë dhe dënime më të ashpra për fajtorët. Prindërit nga shoqata “Engjëjt në rrugë”..

botuar më 25-04-24 6.52.MD

19 për qind e bullgarëve mbështesin kabinetin

Njëqind ditë pas fillimit të punës, qeveria e Rosen Zheljazkov gëzon miratimin e 19.2për qind të qytetarëve bullgarë, ndërsa 66 për qind e tyre shprehin një qëndrim negativ, sipas të dhënave të Agjencisë Sociologjike "Mjara". Qëndrime të ngjashme..

botuar më 25-04-24 6.14.MD