Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BNR siguron qasje në programin e radios ukrainase

Foto: arkiv

Programi i radios ukrainase, e cila është pjesë e Kompanisë Kombëtare të Radios dhe Televizionit Publik të Ukrainës, tashmë është i disponueshëm në platformën e internetit "BINAR" të Radios Kombëtare Bullgare.

Kështu, Radioja Kombëtare Bullgare /BNR/ u mundëson qytetarëve të Ukrainës, të cilët kërkuan mbështetje në Bullgari, të informohen për ngjarjet në vendlindje në gjuhën e tyre amtare.

Radioja ukrainase transmeton informacione të përditësuara për mbrojtjen e vendit, dhe analistë ushtarakë, ekspertë dhe zyrtarë qeveritarë marrin pjesë drejtpërdrejt në transmetimet dhe reportazhet e saj.

Radioja ukrainse mund të dëgjohet live KËTU.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD