Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 3 marsin

Në majën Shipka më 3 mars /festa kombëtare e Bullgarisë/ do të bjerë borë

Monumenti i Çlirimit në majën Shipka
Foto: BGNES

Paraditen e së enjtes temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Gjatë ditës vranësira do të jetë e ndryshueshme, mbi male të konsiderueshme dhe vende-vende deri në mesditë do të ketë reshje të dobëta bore. Erë e fortë veriperëndimore do të fryjë në Fushën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme. Temperaturat ditore do të jenë nga 4 deri në 9 gradë. Për Sofjen minimumi do të jetë deri në minus 3, maksimumi rreth 4 gradë.

Mbi male do të mbajë vranësira me reshje bore kryesisht në malin Stara Pllanina. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë deri në minus 2, në 2000 m rreth minus 8. Avalanche Bulgaria paralajmëron për rrezikun e ortekëve në malin Pirin.

Të premten temperaturat minimale do të pësojnë rënie dhe ato ditore do të rriten deri në 2 gradë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministria e Turizmit po kërkon studentë për stendën bullgare në EXPO 2025

Bullgaria do të marrë pjesë në Ekspozitën Botërore EXPO 2025 me një stendë kombëtare, ku me propozim të Ministrisë së Turizmit do të punojnë studentë bullgarë. Shteti bullgar do të ketë pavijonin e tij, të klasës më të lartë të tipit "A", njoftoi..

botuar më 25-03-03 1.19.MD
Doc. Georgi Bërdarov

Shumica e të rinjve bullgarë nuk duan më të largohen nga atdheu i tyre

Ka tendenca pozitive demografike në vend, por askush nuk flet për to. Këtë e tha për bTV Doc. Georgi Bërdarov. Shefi i Katedrës së Gjeografisë Social-Ekonomike në Universitetin e Sofjes theksoi se 10 vjet më parë 20% e të rinjve dëshironin të..

botuar më 25-03-03 10.08.PD

Ditën e Të Lidhurve të Djathit në Kazanlllëk përzënë shpirtrat e këqij me ritualin "Turra"

Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në qytetin Kazanllëk, njoftuan organizatorët nga Vatra e Kulturës "Zhar 2002". Çdo vit, rituali mbledh së..

botuar më 25-03-02 7.35.PD