Pavarësisht thirrjeve për anulimin e festës sonë kombëtare sivjet për shkak të luftës në Ukrainë, festimet me rastin e 144 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë do të zhvillohen.
Kryeministri Kiril Petkov do të marrë pjesë në festën solemne në majën Shipka, ku u zhvillua një nga betejat më të rëndësishme gjatë Luftës Çlirimtare Ruso-Turke.
Presidenti Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova do të marrin pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit tonë kombëtar para Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje, ku do të nderojnë kujtimin e të vdekurve për lirinë e Bullgarisë.
Borisllav Sarafov, ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, njoftoi gazetarja e BNR, Sillvija Velikova. Plenumi i Këshillit të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO). Këtë theksohet në raportin e parë që vlerëson përputhjen e Sofjes me rekomandimet e lëshuara 3 vjet..
BSP-ja bashkëqeverisëse propozon një projekt-ligj për të vendosur një tavan mbi rritjen e çmimeve për ushqimet bazë. Udhëheqësja e formacionit "Ngrihu, BG" Maja Manollova, e cila dje shpalli kandidaturën për Avokatin e Popullit, shpjegoi për Radion..