Bullgaria do të rrisë pjesëmarrjen e saj në misionet ushtarake të BE-së në Bosnjë-Hercegovinë
Gjatë luftës në Ukrainë janë të mundshme orvatje për të destabiluar Bosnjë-Hercegovinën, tha përfaqësuesi i BE-së për politikën e jashtme Zhozep Borel. “Vendosëm të mobilizojmë një rezervë për operacionin paqeruajtës EUFOR „ALTHEA“. 500 burra dhe gra do të konsolidojnë forcat në vend. Ky është forcimi i kapacitetit tonë për të kontrolluar situatën dhe për të ruajtur stabilitetin në Bosnjë e Hercegovinë”, tha Borel.
Deri 140 ushtarë bullgarë mund të përfshihen në operacionin „ALTHEA“ në mbrojtjen e Marrëveshjes Paqësore të Dejtonit, bashkë me ushtarë nga Austria, Rumania dhe Sllovakia. Forcat e EUFOR-it në terren numërojnë 600 veta dhe me përforcimin e ri do të rriten deri në 1100, vendosën ministrat e jashtëm të BE-së, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel Angelina Piskova.
Më 3 prill në Serbi përveç zgjedhjeve parlamentare do të mbahen edhe zgjedhje presidenciale
Kriza e provokuar nga lufta në Ukrainë ka ndikim dramatik mbi Serbinë. Asnjë nga ajo që ishte më parë nuk është e njëjtë. Këtë e tha Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në apelin e radhës drejt kombit në lidhje me agresionin rus kundër Ukrainës, transmetoi BGNES. Vuçiç bisedoi me shumë liderë botërorë dhe shprehu shqetësimin se mund të ndryshohet Rezoluta 1244 e OKB-së për Kosovën. Presidenti pret edhe probleme të reja ekonomike. Sipas tij do të ketë ulje të investimeve në Serbi. Si vend kandidat për anëtarësim Serbia është nën presionin e BE-së për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë. Ndërkohë Kryetari i Asamblesë Kombëtare Ivica Daçiç caktoi 3 prillin datë për zgjedhjet presidenciale. Vota do të mbahet bashkë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Turqia nuk dëshiron t’iu bashkohet sanksioneve kundër Rusisë
Turqia nuk lejojë që përmes ngushticave Bosfor dhe Dardanele të kalojnë anije ushtarake ruse, të cilat nuk janë të regjistruara në Flotën e Detit të Zi, njoftoi Ministri turk i Punëve të Jashtme Mevljut Çavushogllu. Ministri theksoi, se vendi do të zbatojë “tekstualisht, transparente dhe pa standarde të dyfishta” Konventën e Montreux të vitit 1936, e cila rregullon regjimin e lundrimit nëpër ngushticat. Sipas tij, në përgjigje të një kërkese për kalimin e anijeve nga Marina Ushtarake Baltike Ruse, Ankaraja kërkoi tërheqjen e saj, gjë që u pranua nga Moska. Konventa e Montreux i lejon Turqisë të kufizojë kalimin e anijeve ushtarake përmes ngushticave në kohën e luftës. Çavushogllu saktësoi, se Ankaraja nuk do t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, njoftoi televizioni „Haberturk.
Bukureshti rriti shpenzimet për mbrojtjen
Rumania duhet të përmirësojë aftësitë e veta mbrojtëse. Për këtë arsye Këshilli i Lartë i Mbrojtjes vendosi të shtojë shpenzimet për mbrojtje nga 2 në 2.5 për qind nga Produkti i Brendshmen Bruto, tha presidenti Klaus Johanis. Kryeministrat e Rumanisë dhe Polonisë, Nikollae Çuka dhe Mateush Moravecki, arritën marrëveshje që një nënrepart polak të jetë pjesë e një grupi luftarak të NATO-së, i cili do të dislokohet në Rumani. “Diskutuam sesi mund të forcojmë pozitën e NATO-së për mbrojtjen e krahut lindor të Aleancës”, tha Çuka.
Ministrat e mbrojtjes të NATO-së tashmë vendosën të dislokojnë grupin e ri luftarak të Aleancës në Rumani dhe ndoshta në vende të tjera të krahut lindor dhe jugor. Këto janë batalione shumëkombëshe deri në 1000 ushtarë. Komanda e këtyre ekipeve do të jetë nga vendi që dërgon kontingjentin më të madh në këtë batalion, njoftoi televizioni DiGi24.
Greqia vendosi një kufi çmimi kundër spekulimeve tregtare
Greqia vendos një tavan për fitimin e tregtarëve të mallrave të dorës së parë, pasi për muajit e fundit tregtarët rritën me afro 50 për qind çmimet e shumë mallrave, njoftoi Shoqata e Konsumatorëve. Një sondazh i Agjencisë së Monitorimit të Çmimeve tregon, se shumë prej tyre u rritën për shkak të fitimit të lartë. Ministri i Zhvillimit Antonis Georgiadis paraqiti në parlament një kërkesë për tavan mbi fitimet e tregtarëve për mallrat, çmimet e të cilave ndikohen drejtpërdrejt nga lufta në Ukrainë. Benzina, gruri, buka, vaji dhe të tjera do të shiten me fitim të barabartë me atë të shtatorit 2021, njoftoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në Greqi, Katja Peeva. Parashikohen gjoba të rrepta dhe heqje e licencës për tregtarët që shkelin kufizimet. Qeveria refuzoi sërish kërkesën e partive opozitare për uljen e akcizës për karburantet.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..