Që nga 7 marsi pranë qeverisë bullgare nis nga puna një shtab special me detyra koordinuese dhe organizative në lidhje me luftën në Ukrainë dhe reflektimin e saj në vend, tha para bTV Kryeministri Kirill Petkov. 8 kamionë me ndihmë humanitare udhëtojnë për në Ukrainë. U hartua dhe një program për ndihmë të refugjatëve. Pasi nafta arriti çmimin rekord nga 140 dollarë për fuçi “Brent” që prej 12 vitesh e këtej, Petkov tha, se shteti do të rregullojë çmimin e karburanteve dhe do të mbajë rezerva maksimalisht të plota të karburanteve dhe drithërave.
NATO-ja nuk do të mbyllë hapësirën ajrore mbi Ukrainën, sepse kjo do të thotë luftë me Rusinë, tha Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbok para televizionit ARD.
Rusia paralajmëroi Rumaninë dhe Poloninë të mos pranojnë aeroplanë ushtarakë të Kievit, sepse mund të përfshihen në një konflikt të armatosur. Kryeministri rumun Nikollae Çuka në një intervistë televizive e caktoi deklaratën ruse si provokacion.
Polonia nuk do të dërgojë aeroplanë të vet në Ukrainë, dhe nuk do të lejojë që të shfrytëzohen aeroportet e saj. Ndihmojmë ndjeshëm në shumë fusha të tjera, shkruan në Twitter nga kabineti i Kryeministrit polak Mateush Moravecki .
Pritet raundi i radhës i bisedimeve ruso-ukrainase, por Moska mbetet e palëkundur në kërkesat e saj që Kievi të heqë dorë nga sovraniteti i tij kombëtar dhe t’i dorëzojë Rusisë Krimenë dhe rajonet Doneck dhe Lugansk.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..