Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Petkov: Qeveria nuk do të mbështesë sanksionet kundër Rusisë, të cilat janë të pafavorshme për vendin

Kryeministri Kirill Petkov
Foto: BGNES

Qeveria nuk do të mbështesë sanksionet kundër Rusisë, të cilat janë të pafavorshme për vendin, tha Kryeministri Kirill Petkov në Parlament. “Ne po e shqyrtojmë secilin sanksion veç e veç. Këto sanksione, të cilat mund t'i mbështesim, ne i mbështesim, sepse nuk është e drejtë të ketë një luftë të tillë. Në qoftë se Rusia e ndalon naftën në këtë moment, ky është një problem për ne," tha Petkov.

Gënjeshtra se Bullgaria po eksporton armë për në Ukrainë është një kërcënim për sigurinë kombëtare të vendit, tha gjithashtu Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Ekonomisë Kornelija Ninova në Parlament. Ajo theksoi se Bullgaria nuk merr pjesë në veprimet ushtarake me armë dhe mallra me përdorim të dyfishtë dhe bëri thirrje për t'u dhënë fund këtyre manipulimeve.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Калин Джорджеску

Ngjarjet me adresë ballkanike

Autoritetet rumune largojnë Calin Georgescu nga zgjedhjet presidenciale Calin Georgescu nuk do të lejohet të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në Rumani në maj. Kandidatura e tij u anulua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pas këtij..

botuar më 25-03-15 8.30.PD

Komentet pas vendimit të Gjykatës për rishpërndarjen e votave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të tetorit 2024 u komentua nga forca të ndryshme parlamentare. Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev nga GERB komentoi pyetjen se a ka rrezik për qeverinë dhe mazhorancën: "Një..

botuar më 25-03-13 6.34.MD
Kryeministri Rosen Zheljazkov

Kryeministri Rosen Zheljazkov mirëpret propozimin për një armëpushim njëmujor në Ukrainë

Bullgaria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë të arritur ndërmjet delegacioneve të Kievit dhe Uashingtonit, të cilët u takuan të martën në Xheda të Arabisë Saudite. Kjo duket qartë nga një postim i kryeministrit Rosen Zheljazkov në..

botuar më 25-03-12 10.36.PD