Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha “40 Martirët е Shenjtë” është emblematike për historinë bullgare

Kisha mesjetare është ndërtuar dhe e pikturuar me vullnetin e mbretit bullgar Ivan Asen II, për nder të fitores së tij të madhe mbi despotin epirot Teodor Komnin më 9 mars 1230 afër Kllokotnicës

Kisha emblematike e Veliko Tërnovos "40 Martirët e Shenjtë“ruan dëshmi të paçmueshme për madhështinë e sundimtarëve tanë mesjetarë. Midis tyre janë kolonat e Khanit Omurtag (815–831) dhe të vetë mbretit Ivan Asen II (1190-1241) me mbishkrimin e njohur në 13 radhë, i cili përhap dhe shpall në gjuhën bullgare fitoren e madhe të bullgarëve në Kllokotnica.

Gjatë gërmimeve arkeologjike të kishës, u zbuluan varret e mbretit Kallojan (1197-1207), si dhe të mbretit Ivan Asen II dhe gruas së tij Ana Maria. “Ivan Asen i II është një nga sundimtarët më të mëdhenj bullgarë, sepse në kohën e tij Bullgaria kufizohej me tre dete dhe ka qenë një perandori e madhe në Ballkan”, thotë drejtori Ivan Cërov, drejtor i Muzeut Historik Regjional në qytetin Veliko Tërnovo.  Duke u kthyer nga lufta fitimtare, sundimtari vendos se me të vërtetë 40 martirët e shenjtë kanë qenë në anë të tij dhe se e kanë përkrahur ushtrinë e tij. “Për këtë shkak  kjo bëhet kisha kryesore e kryeqytetit Tërnovo, ku kuptohet Kisha  Patriarkale /në kodrën e Carevecit / në atë kohë ishte nëna e krishterimit në Bullgari" - thotë historiani. Në mesin e shekullit të 13 rreth tempullit u krijua manastiri mbretëror "Lavra e Madhe".

“Kisha ka ekzistuar si manastir deri në shekullin e 15-të, kur u rindërtua dhe u transformua në xhami, /nga sundimtari osman/ dhe kështu deri në fillimin e shekullit të 19. Më interesantja është se në kishë familja Asenovci kanë varrosur mbretërit bullgarë, të cilët janë me prejardhje nga kjo dinasti, mbretëreshat bullgare dhe njerëzit më të afërt nga fisi. Mjerisht, kur kisha është kthyer në xhami, që të gjitha këto varreza kanë qenë shkatërruar. Deri në ditët tona kanë arritur shumë pak artefakte. Më interesant është varri i mbretit bullgar Kallojan, bashkë me unazën-vulë të njohur të Kallojanit. Kjo është varreza evetme mbretërore nga periudha mesjetare, deri tek e cila mund të afrohemi. Sepse varreza tjetër mbretërore ndodhet në ishullin Shën Akil në Greqi - të Mbretit të madh Samuil, por ai është jashtë kufijve të Bullgarisë”- tregon doktori Ivan Cërov. 

Gjatë kohës së tërmetit të vitit 1327 kisha është shkatërruar pothuajse deri në themel. Por, gjatë shekullit të 14, shenjtërorja është restauruar dhe më pas është rindërtuar shumë herë.Pavarësisht peripecive të kohës, “40 martirët e shenjtë” ruan relikte të çmuara që lidhen me traditën e shkollës artistike të Tërnovos dhe ka pasur një ndikim serioz në zhvillimin e pikturës bullgare deri në shekullin e 17-të. Deri tek ne kanë arritur dhe fragmente të veçanta prej një kalendari me piktura, mbase nga gjysma e dytë e shekullit të 13.


Kisha “40 martirët e shenjtë” lidhet edhe me një ngjarje tjetër të shënuar nga historia bullgare. Më 22 shtator 1908 në oborrin e kishës princi Ferdinand shpall me një manifest Pavarësinë e Bullgarisë pas pesë shekujve të sundimit osman.

“Kisha është e restauruar në fillim të shekullit të 21-sqaron doktori Cërov. Gjatë vitit 2005, pas një restaurimi 30 vjeçar, ajo përsëri hapi dyer për vizitorë. Çdo vit  festa e Veliko Tërnovës /më 22 mars/ fillon pikërisht nga kjo kishë dhe vazhdon në kodrën Carevec. Aty zhvillohen dhe ritualet e krishtera, ky në të vërtetë është një vend shumë interesant dhe i vizituar.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Muzeu Historik Regjional në qytetin Veliko Tërnovo



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD
Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD
Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD