Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për krijimin e një sistemi të unifikuar kombëtar të menaxhimit të krizave. Ai u tha gazetarëve se vendi ynë nuk është gati me plane dhe modele veprimi dhe popullsia dhe njerëzit që do të menaxhojnë krizën duhet të jenë të përgatitur. Sipas Radev, sistemi është lënë pas dore për dekada dhe që tani, në sfondin e veprimeve ushtarake në Ukrainë, ne po krijojmë një shtab krize dhe po mendojmë për vende të fshehta. Presidenti theksoi se pret masa të shpejta në këtë drejtim nga ministrat përkatëse, institucionet dhe ligjvënësi. Kreu i shtetit shprehu shpresën se institucionet kompetente do të punojnë në mënyrë aktive për masat urgjente dhe ato afatmesme, të planifikuara për takimin e iniciuar nga ai javën e kaluar me përfaqësues të qeverisë dhe shërbimeve.
Afro 36 000 shtetas të huaj nga 79 vende morën të drejtën e punës në Bullgari përmes llojeve të ndryshme të regjimeve të lejeve në vitin 2024. Ata janë 10 000 më shumë se në vitin 2023, tha për BNR Atanaska Todorova, eksperte kryesore për "Tregun e..
Ambasadori i Bullgarisë në Ankara, Angell Çollakov, vizitoi stendën bullgare në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare për Turizmin dhe Pushimet në Mesdheun Lindor - EMITT 2025. Çdo vit ka një rritje të turistëve turq në Bullgari, por kjo nuk është e..
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si do të garantojë zbatimin e tij. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në përgjigje të një..