Viktoria Tomova përballoi kualifikueset e turneut të tenisit të serisë "Masters" në Kaliforni, pas fitores 6:4 dhe 6:1 ndaj Astra Sharma nga Australia. Ndeshja zgjati 63 minuta dhe Tomova nuk i la asnjë shans rivales së saj, e cila është e 96-ta në renditjen botërore të tenisteve.
Për herë të parë në karrierën e saj, bullgarja, e cila është e 111-ta në renditjen botërore, do të luajë në skemën kryesore të serisë WTA 1000. Në raundin e parë Tomova do të përballet me përfaqësuesen amerikane Claire Liu, e cila ka marrë “wild card”. 21-vjeçarja Liu është e 87-ta në renditjen botërore.
Tek meshkujt Grigor Dimitrov do të luajë kundër përfaqësuesit të nikoqirëve Tommy Paul.Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..
Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..
Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..