Mënyra në të cilën po zbatohet vendimi logjik i shtetit për të garantuar furnizimin me ushqime është jashtëzakonisht kaotik dhe i papranueshëm, tha për BNR Desisllava Taneva, zëvendëskryetare e Komisionit Parlamentar të Bujqësisë dhe ish-Ministre e Bujqësisë.
Kur vendos të hysh në treg për të blerë, nuk bëhet me reklama me zë të lartë, komenton për BNR prodhuesi i drithërave Borisllav Petkov. "Po të mbledhësh një milion e gjysmë tonë - kjo është 7 herë më shumë se rezerva që mbani për momentin. Nuk ka se si ta marrin magazinat këto drithëra”, shpjegoi prodhuesi.
Nuk ka rregulla të qarta për blerjen. Po krijohet kaos në tregun e drithërave, tha për Nova TV, Kostadin Kostadinov, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Drithërave.Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..