Që nga 10 marsi, vizituesit në objektet me rëndësi publike nuk duhet të paraqesin certifikatë të gjelbër, bëri të ditur dje Ministria e Shëndetësisë. Ky është hapi i dytë i planit për depërshkallëzimin e masave anti-epidemike duke pasur parasysh trendin pozitiv të uljes së sëmundshmërisë në vend. Gjithashtu nuk ka kufizime për numrin e fëmijëve në klasat në qendrat e gjuhës, qendrat arsimore, qendrat për mbështetje të zhvillimit personal dhe në qendrat dhe shkollat e tjera të trajnimit.
Certifikata e gjelbër mbetet e detyrueshme për personelin e të gjitha objekteve me rëndësi publike.
Në ditët në vijim pritet të hiqen kufizimet në shkolla. Nga sot, “zona e kuqe e errët” hiqet nga lista e vendeve sipas zonave të ngjyrave.Kërkesat për ata që vijnë në vendin tonë nga zona “jeshile”, “portokalli” dhe “e kuqe” mbeten të pandryshuara.
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..