Lufta e Rusisë kundër Ukrainës fqinje vazhdon për javë të dytë.Konflikti, i cili shpërtheu më 24 shkurt, ka detyruar më shumë se 1milionë e gjysmë qytetarë ukrainas të kërkojnë strehim dhe jetë të re në vendet fqinje dhe më të largëta evropiane. Mes tyre është dhe Bullgaria-në vendin tonë tanimë qanë bebet e para të cilët morën gllënjkën e parë të ajrit larg nga atdheu. Shpesh këtu mbërrijnë gra me nga disa fëmijë, të cilat janë të tyre ose të huaj, që të mund të kërkojnë strehim nga tmerri i luftës. “Fëmijët janë të traumatizuar mendërisht. Ata nuk mund t’i durojnë dhe t’i shprehin frikësimet e veta”, sqaron situatën aktuale Svetllana Tarabanova nga Konsorciumi i Grave të Ukrainës.
Qindra bullgarë ofrojnë ndihmë, kujdes dhe akomodim për nënat dhe fëmijët nga Ukraina. Sipas psikologëve, është me rëndësi të madhe si një hap tjetër për t'u siguruar të miturve akses në arsim që do të sillte pak normalitet në jetën e tyre të përditshme.
Në lidhje me këtë Ministria Bullgare e Arsimit shpalli se po fillon një proces për integrimin e fëmijëve nga Ukraina në sistemin tonë arsimor. Në një intervistë për Nova TV, ministri Nikollaj Denkov sqaroi hapat, të cilat qytetarët ukrainas duhet t’i ndërmarrin, që të mund të rregullojnë qëndrimin e tyre afatgjatë në vendin tonë, si dhe shkollimin e fëmijëve të tyre në moshë shkollore.
“Në çdo një moment me ndihmën e Agjencisë për Refugjatët dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe akoma në pikën kufitare, ata mund të japin kërkesë, se duan të marrin një status të refugjatit ose të atyre të cilët kërkojnë një strehim në Bullgari. Vijon një inspektim i shkurtër nga shërbimi dhe me marrjen e këtij statusi tashmë kanë të drejtë të aplikojnë për pranimin e fëmijëve të tyre në shkollë – tha ministri i arsimit.”
Në formularin e aplikimit që prindërit nga Ukraina duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë në Drejtoritë Rajonale të Arsimit tregohet gjuha amtare e fëmijës, nëse ai flet deri diku bullgarisht ose gjuhë të tjera evropiane dhe në cilën klasë është në vendin e tij.
Fëmijët, prindërit e të cilëve kanë shtetësi të dyfishtë, kanë një qasje të drejtpërdrejtë në institucionet arsimore pa kaluar nëpër këtë procedurë - tha Profesori Denkov.
Fëmijët që mbeten në zonën e luftës
Në një fjalim drejtuar deputetëve britanik, presidenti Volodimir Zelenski tha se më shumë se 50 fëmijë kanë rënë viktimë të luftës në Ukrainë.Sipas UNICEF-it, janë 7.5 milionë fëmijë, jeta e të cilëve është në rrezik si rezultat i veprimeve ushtarake në Ukrainë, dhe më shumë se 800 000 fëmijë janë larguar tashmë nga vendi.“Ne duhet të mbrojmë të gjithë fëmijët në Ukrainë, ata kanë nevojë për paqe”, tha Catherine Russell, drejtoreshë ekzekutive e organizatës. Edhe fushata e bamirësisë e organizatës joqeveritare bullgare "Rrjeti kombëtar për fëmijët" ju drejtohet atyre. Ajo do të zgjasë gjysmë viti dhe të gjitha paratë e grumbulluara do t’u dhurohen dy organizatave ukrainase - “Partneritet për çdo një fëmijë” dhe “Konsorciumi i grave në Ukrainë”, të cilët punojnë në vend. “Çdo një i cili ka dëshirë, mund të bëjë online dhurimin e vet” - sqaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare drejtori ekzekutiv i organizatës bullgare Georgi Bogdanov.
“Ata tregojnë kujdes dhe ndihmojnë zhvillimin e fëmijëve. Fondet që ne u dhurojmë atyre do të mund të përdoren për të blerë gjithçka që menaxherët i tyre mendojnë se u nevojiten."
Një dëshmi se ndjeshmëria, humanizmi dhe dëshira për të bërë mirësi për të tjerët nuk njeh kufizime gjinore, racore apo kombësie është fushata "Të bashkuar për paqen", motori i së cilës është shoqata "Këshilli i grave refugjate në Bullgari". Kryetarja e saj, irakiania Linda Auanis po kështu drejtoi apel ndaj të gjithëve të dhurojnë rroba të ngrohta, materiale higjienike ose para, me të cilat të blihen kuponë ushqimor për nevojtarët.
“Ju mund t'i lini dhurimet tuaja në vend ose t'i dërgoni me korrier në zyrën tonë, ose të na vizitoni në depon e ndihmave humanitare” - shton Linda.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar..