70 persona nisen nga Odesa me autobus për në Bullgari më 11 mars, tha për BNR Elena Vallkova nga Shoqata e Bullgarëve në Ukrainë. 100 persona të tjerë janë regjistruar dhe presin mundësinë e radhës për t'u larguar. Më shumë se 1000 njerëz janë evakuuar tashmë nga Jugu i Ukrainës. Gjendja e bullgarëve në Mariupolin e rrethuar është kritike, shtoi Vallkova. Nga 11 marsi do të hapen pikat e kontrollit në kufirin me Rumaninë, ku refugjatët ukrainas do të marrin një dokument mbrojtjeje të përkohshme. Me të, ata do të banojnë në vend ligjërisht, do të kenë të drejtën e punës, kujdesit shëndetësor, arsimimit dhe mbështetjes sociale.
Kryeministri Kirill Petkov në Versajë, ku po merr pjesë në Këshillin e Jashtëzakonshëm Evropian, i kërkoi BE-së të mbështesë financiarisht Bullgarinë dhe vendet fqinje të Ukrainës që pranojnë refugjatë.
Euroliderët kanë vendosur që BE-ja të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën, por ato nuk do të zhvillohen sipas një një procedure të përshpejtuar.Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 8 deri në minus 3°, në Sofje – rreth minus 8°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të mbizotërojë mot me diell me rritje më të theksuar të vranësisë në Rrafshinën e Danubit...
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata..